Mes buzëqeshjesh dhe përqafimesh, Katy Perry dhe ish kryeministri kanadez ndezin tapetin e kuq

9 Qershor 2026, 11:49Lifestyle TEMA

Mes buzëqeshjesh dhe përqafimesh, Katy Perry dhe ish kryeministri

Katy Perry dhe Justin Trudeau u shfaqën për herë të parë së bashku në tapetin e kuq si çift. Ata morën pjesë në premierën e “Katy Perry: The Lifetimes Tour – Live from Paris”, si pjesë e Festivalit të Filmit Tribeca në New York.

Çifti eci dorë për dore në tapetin e kuq të hënën, më 8 qershor. Këngëtarja me famë botërore zgjodhi një fustan të bardhë ndërsa ish kryeministri kanadez u shfaq me një kostum të zi dhe këmishë të bardhë.

Burime pranë çiftit thonë se lidhja e tyre po bëhet më serioze, ndërsa të dy po përpiqen gradualisht t’i afrojnë familjet e tyre. Katy Perry ka një vajzë nga lidhja e saj me Orlando Bloom, ndërsa Trudeau ka tre fëmijë nga martesa e tij me Sophie Gregoire.

Lini një Përgjigje