Mesazhi i fundit që la Tina Turner dy muaj para vdekjes!

25 Maj 2023, 10:14Lifestyle TEMA

Mesazhi i fundit që la Tina Turner dy muaj para vdekjes!

Ylli i muzikës, Tina Turner, ndau një postim të zymtë në Instagram për përkeqësimit të veshkave të saj dy muaj para vdekjes së parakohshme.

Turner, 83-vjeçe, foli për problemet e saj shëndetësore në Ditën Ndërkombëtare të Veshkave më 9 mars, duke zbuluar se e vuri veten në ‘rrezik të madh’ duke mos e marrë seriozisht diagnozën e saj të hipertensionit të vitit 1978.

“Veshkat e mia janë viktima të faktit që nuk e kuptoja se presioni i lartë i gjakut duhej të ishte trajtuar me mjekësi konvencionale. E kam vënë veten në rrezik të madh duke refuzuar të përballem me realitetin që kam nevojë për terapi të përditshme, të përjetshme me medikamente”, shkroi Turner.

Kjo ishte dhe deklarata e fundit publike që la diva e madhe e Rock ‘n’ Roll që vlen të shërbejë si mesazh për të gjithë ata që neglizhojnë shëndetin e tyre.

Këngëtarja e “What’s Love Got to Do With It” vdiq të mërkurën në shtëpinë e saj në Zvicër, pas një sëmundjeje të paspecifikuar. Mbetet e paqartë nëse veshkat e saj kontribuan drejtpërdrejt në vdekjen e saj.

13 Komente

  1. F
    Fans i Tina Turner'it

    Zoti e Bekofte ! Na ka dhene emocione dhe kenaqesi pa fund ! Energji dhe force te jashtezakonshme ne skene ! Muzike dhe tekste kengesh plot "mesazhe".Do degjohet edhe nga brezat qe vijne.E paharruar.Fans i Tina Turner'it

    1. "
      "BOHOTINA"

      Ishte me shume se e jashtezakonshme. Nuk mund te harrohet. Dhe brezat me mbrapa do mrekullohen me te...

      1. D
        Django

        Cdo te thote vdekje e parakohshme kur je 83 vjec?

        1. a
          anti25642654censurë

          thuhet kur në vënd që të pranosh vdekjen si pjesa fundore e një jete të gjatë,e quan të parakohëshme!!e parakohëshme do të ishte ndoshta në rast se tina do të ishte në aktivitetin e saj muzikor,por e dimë fare mirë që ajo kishte shumë vite që nuk këndonte!!këta koqet harrojnë se të gjithë vdesim,edhe kur nuk na pëlqen!!

          1. D
            Dori

            Lere lere, kish blerë terapinë e ADN për tu bërë 120. Këta të Tema e dinin e prandaj, ekskluzivisht, e quajnë kështu... Ajo vërtet do mbetet e paharruar dhe e vlerësuar kudo ku ka njerëzim! Tek Shqiptarët erdhi në një kohë plot nevojë për energji pozitive e motivim për jetën.

          2. A
            Arqile

            Lajm i trisht per ndajen nga jeta e DIVES te muzikes.

            1. M
              Meti

              Me erdhi shume keq kur more vesh lejmin per ndarjen nga jeta te Kengetares unike pernga zeri dhe energjia qe kishte Nuk besoj se do vine kengetare si Tina. U orefte ne paqe

              1. A
                Aqif

                Ore me lekët çfarë do bëhet. . .

                1. N
                  NO BODY

                  Pa TINEN bota nuk do te kishte kuptim.

                  1. M
                    Mimoza gjoni

                    Ishte idhulli im,këngëtare dinamike, shpirtërore që e ndizte skenën si edhe shpirtrat e njerëzve flakë. Shpirti i saj u preftë në paqe ????????????

                    1. K
                      KATUNDARI NGA KATUN TE RI

                      Une nuk e kam njohur fare .Kush lind edhe do te vdese .

                      Lini një Përgjigje