Mjekët i heqin aksidentalisht një pjesë të zorrëve, pacienti dëmshpërblehet me 300 mijë euro

22 Maj 2023, 19:59Lifestyle TEMA

Mjekët i heqin aksidentalisht një pjesë të zorrëve,

E paprecedentë është historia e një 52-vjeçari nga Vinçenza, që është publikuar nga mediat italiane.
Ai ka humbur një pjesë të zorrëve nga nja gabim i mjekëve dhe vetëm pas një kalvari të gjatë, me dhjetë shtrime në spital dhe pesë operacione, 52-vjeçari ka arritur të marrë dëmshpërblim, me gjykatën që dënon dy spitalet që e trajtuan.

Gjykata e Vinçenzës dënoi Autoritetin Shëndetësor Vendor “7 Pedemontana” dhe Spitalin Universitar të Padovës që të paguajnë dëmshpërblimin prej mbi 300 mijë euro, nga të cilat më shumë se 230 mijë do të paguhen nga shoqëria e kujdesit shëndetësor Vinçenza.

Dënimi erdhi pas një odiseje të vërtetë që zgjati tre vjet në fund të së cilës burri, viktimë e gabimeve të shumta mjekësore humbi një pjesë të zorrëve dhe do të detyrohet për pjesën tjetër të jetës që të përmbushë nevojat e tij në një qese që i del nga barku.

Historia filloi në maj 2013 kur, për shkak të dhimbjeve të forta të barkut, pacienti i identifikuar si “FF” shkoi në urgjencën e spitalit Alto Vicentino në Santorso. I shtruar në spital dhe më pas i larguar me diagnozën e divertikulitit, 52-vjeçari priti tre muaj të gjatë për t’iu nënshtruar një kolonoskopie.

Një ditë pas ekzaminimit, megjithatë, për shkak të dhimbjeve të tjera shumë të forta, ai u shtrua sërish në spital me diagnozën e performimit të zorrëve. Për një vit të tërë, “FF” iu nënshtrua operacioneve të ndryshme dhe trajtimeve të vazhdueshme derisa vendosi të shkojë në një spital të specializuar, në klinikën kirurgjikale 1 të Spitalit Universitar të Padovas.

Edhe atje filloi një seri e re shtrimesh dhe operacionesh, deri në operacionin e fundit, në maj 2015, gjatë të cilit burrit iu desh t’i nënshtrohej një kolostomie përfundimtare, pra një hapje artificiale e zorrëve për të devijuar rrjedhën e jashtme të jashtëqitjes ose e njohur si muri i barkut.

Lini një Përgjigje