Ndërron jetë papritur aktori i famshëm amerikan

18 Mars 2023, 09:10Lifestyle TEMA

Ndërron jetë papritur aktori i famshëm amerikan

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare aktori i famshëm amerikan Lance Reddick, i cili ka marrë pjesë në serialin e HBO, The Wire, ndërsa ka luajtur rolin e Charon në filmat aksion-triller të John Wick.

Ai ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur të premten në shtëpinë e tij në Los Anxhelos.
“Lance do të na mungojë shumë. Ju lutem respektoni privatësinë e familjes së tij në këtë moment të vështirë”, tha publicistja e tij Mia Hansen.

Reddick pati një karrierë 25-vjeçare në aktrim, ku mori pjesë në dhjetëra fila. Po ashtu, ai ishte edhe muzikant.

5 Komente

  1. e
    e ?

    s'e njoh fare !

    1. K
      Kritiku

      Po ku ta njohesh ti nese rri duke pare Big Brother, apo telenovela turke? Nese nuk ke njohuri mos shkruaj kot, por mundohu qe te informohesh. Sa per keta palo gazetare nuk mesuan nje here se si te shkruajne nje titull. Nuk mjafton qe te shkruhet "aktori i famshëm amerikan", por i vendoset emri, personit ne fjale.

      1. B
        Babe Duda

        Pikerisht :)

    2. B
      Ben

      Ngushellime! As une nuk e njoh si te famshem dhe jam ne SHBA prej me shume se 24 vite. I ndjeri ka qene aktor dhe ka lozur star roles ne dy filma por mos e beni te famshem se nuk ka aq sa e beni ju ne artikull.

      1. /
        //

        Varikarsina po e ben punen e vet dhe njerezit po vdesin perdite papritur. Ky ka luajtur disa filma dhe te John Wick ka thjesht rolin e sportelistit te Hotelit, pra rol dytesor ose mbushes, por sa per aktor i njohur nuk eshte, ndoshta ne katunin e gazetarit te Meros

        Lini një Përgjigje