Problemi me vajzat shqiptare që rekrutohen si ‘eskorta’!

23 Shtator 2023, 09:17Lifestyle TEMA
Problemi me vajzat shqiptare që rekrutohen si ‘eskorta’!

Nga Dojna Mema

Problemi me vajzat që rekrutohen si prostituta, apo të përdorim termin modern "eskorta", është që ato shpesh herë janë viktima të modeleve të gabuara të “suksesit”.

Suksesi sot matet me imazhet e Instagramit apo videot e Tik Tokut, me jetën luksoze, paranë e shpejte, makinën e shtrenjtë e çantat firmato. Nëse këto nuk i ke, s'je i suksesshëm.

Përkundër këtyre modeleve, shoqëria shqiptare nuk ofron shumë alternativa, pavarësisht se ka vajza e djem të rinj që bëjnë një jete normale, duke punuar, mësuar, e ecur përpara me lodhje e me kurajë, por këta rrallëherë ofrohen si shembuj suksesi, këta nuk prodhojnë skandale, këta nuk përbëjnë lajm.

Prandaj përpara se të kthejmë gishtin nga vajzat, që ndjehen të sfiduara për të jetuar jetën si në fotot e instagramit, duhet të kthejmë gishtin nga vetja.

Faji është i një shoqërie të tërë që e ka normalizuar dhe ngritur në piedestal një model të gabuar që bazohet në shprehjen: Nuk ka rëndësi se ç’ke këtu brenda, por çfarë poston në Instagram.

10 Komente

  1. R
    RAIFI

    Vajzat shqiptare nuk mund të jenë ndryshe prej djemve shqiptar,prej nënave dhe baballarëve të tyre.A nuk është i përfshirë i tërë populli shqiptar nga ethet si të fiton shumë dhe shpejt,mundësisht me pak mund apo me aspak.Andaj mashtrimi ,hajnia,droga e prostitucioni dalin në sipërfaqe për të realizuar fitim pa punë të shpejt dhe të madh.Po si nuk doli njeri në vend që të merret me këto fenomene,as gazetar,as intelektual se shteti jo se jo.Atëher nëse ka shtet si do të pakson krimin kur krimi e ka bazën tek elementet e përmendura apo shteti shërben për të shlyer edhe një apo dy mandate,për të përfituar oligark e pushtetar,pa u marr me kombin që çdo ditë po katandiset keq e më keq.Iu dha hapsirë Edi Ramës në paraqitjen e mirë në KB,por sikur të kishte shkruar ndonjë gazetar se Kurvat shqiptare kanë mbush bulevardet e Europës,se burgjet e Europës janë plot me quna shqiptar,se mafit më të mëdha më europë janë shqiptare,etj,etj çfar do mbetej nga autoriteti i Kryeministrit Shqiptar.

    1. P
      Patronazhisti sufllaqexhi

      Shoqëria jam dakort që lartëson keta individë por me shumë e ka fajin media Para ca vitesh kisha tv shqiptare që të mos harrojnë femijet gjuhen shqipe. Kur nje ditë ne klan besoj tek Rudina bionde ishte i ftuar Erik fullani dhe si ben jete luksoze me paratë e shqiptarëve i qt e hoqa fare me mire anglisht

    2. G
      Gjelle te gatuara nga Programet e tyre !

      Nje pjese detyrohen nga varferia dhe nje pjese jane te semura duhan Car cdo minute e cdo dite ,dhe nje pjese detyrohen nga sistemi i ngritur i kalbur nag Kriminelet Politikane ! Keto ceshtje ngrihen formalisht se programet keshtu jane programuar qe njerezimi eshte i detyruar te rreshkase ne keto gabime qe pastaj po me programe gjoja shqetesohen per keto iskinime qe vete i detyrojne..

      1. G

          1. Y
            Ylli

            Shoqeri legene, e depresuar pa mendje!

            1. A
              Askushi

              Harruat ne Tirane qe burrat e martuar jane me dy tre dashnore te qytetit studenti….. Ka vajtur shtrenjt sufllaqja dhe qiraja e apartamenteve or tej…..

              1. J
                Jimny

                Nuk jam dakord, nuk eshte shoqeria shqiptare qe i mbeshtet keto modele. Ne fakt, jane ca tv gjoja kombetare, ca portale te shpifura e ca medemek gazetare/drejtues spektaklesh, qe i mbeshtesin keto modelet e pasurimit te shpejte. Edhe kjo Dojna, ka dhene kontributin e vet ne kete drejtim. Por tani eshte bere nene, dhe shyqyr qe i kane ardhur mendte. Kudo duhet nxitur shkollimi, puna, miresjellja.

                1. l
                  latif

                  flet kjo qe burri i vet vetem orgji ben vrimave te parisit .....give us a fucking break

                  1. Z
                    Zoti te na ruaje nga keta vampire

                    Shoqeria jone ( po jo vetem jona) eshte ne krize identiteti. Vlerat kane humbur, po fitojne antivlerat dhe kjo nuk eshte e rastesishme. Eshte nje strategji e tere (ne mos nje eksperiment social) per t'i mbajtur njerzit nen kontroll nga nje klase sundimtaresh qe kontrollojne financat dhe sidomos mediat. Cdo gje qe perpiqet t'u kundervihet shenjestrohet dhe asgjesohet. Njerzit duhet te besojne cdo gje qe u thuhet; Njerzit nuk duhet te mendojne, por te pranojne pa diskutim ate qe u serviret si e mira dhe e keqja; si miku dhe armiku. Njerzit duhen mbajtur ne injorance dhe erresire mediatike per gjerat me te rendesishme ne jete. Ata duhet te kene model jete elemente perverse te pavlere, prostituta, tik-tokiste e rapiste. Njerzit duhen mbajtur larg librave dhe prane ekraneve me qellim qe te mos mendojne por te konsumojne cdo lloj lajmi i genjeshtert dhe i censuruar qe u hidhet per kosum. Nje zot e di se ku do prefundoje kjo bote qe udhehiqet nga keta vampire....

                    Lini një Përgjigje