Protokolli sekret! Çfarë ndodh nëse vdes Charles III?

10 Shkurt 2024, 17:25Lifestyle TEMA
Protokolli sekret! Çfarë ndodh nëse vdes Charles III?

Kur bëhet fjalë për familjen mbretërore britanike, asgjë nuk i lihet rastësisë. Ditën kur Mbreti Charles i III u kurua në Spital për kancer, Familja mbretërore u kujdes deri në detaje për organizimin e funeralit të Mbretit në rast se ai do të ndërronte jetë.

Protokolli i detajuar, i koduar si ‘Menai Bridge’, ‘Ura Menai’, do të vihej në zbatim menjëherë në  rast se monarku do të ndërronte jetë.

Gazeta britanike ‘The Independent’ bën publike detajet dhe arsyet e emërtimit të një protokolli të tillë.

Sipas protokollit, familja mbretërore do të njoftohet për vdekjen e mbretit, me një sërë telefonatash, duke informuar kryeministrin, sekretarin e kabinetit dhe disa ministra e zyrtarë të lartë të qeverisë. Siç ndodhi me vdekjen e Elizabeth II, informacioni më pas do të transmetohet në vendet e Komonuelthit në të cilat mbreti është kreu i shtetit dhe më pas në shtyp.

Kurorëzimi i pasardhësit Charlesit të III, Princit William, do të realizohet disa muaj pas vdekjes së babait të tij, ndërsa gruaja e tij, Kate Middleton do të bëhet bashkëshortja e mbretit. William ka të ngjarë të mbajë një fjalim para kombit atë ditë dhe do të fillojë takimet me zyrtarët e qeverisë.

Vihet re mungesa e përmendjes së trashëgimtarit më të vogël të familjes mbretërore, Princi Harry, i cili prej disa kohësh nuk është më pjesë e pretendimeve për fronin mbretëror, për shkak të kontradiktave brenda familjes mbretërore.

Operacioni i koduar ‘Menai Bridge’, u quajt e tillë sipas urës së parë të varur prej hekuri në botë, në Uells, vend të cilit Monarku aktual i ka shërbyer për vite me radhë.

2 Komente

  1. t
    tetovari2

    Në rrotë të së ëmës vaftë nëse vdes monarku!Nuk do të shuhet bota nëse vdes nji palaço i familjes intrigantësh.Nuk e kam as babë,as vëlla!!

    1. T
      Tit Vasili

      kjo familje shushunjash duhet te ishte shpërndare shume kohe me pare dhe te lenë popujt e lire nga vjedhjet dhe taksat,

      Lini një Përgjigje