"Rita ka 'ngrënë' dru për kukullën time", Roza Lati përlotet për traumat e saj të fëmijërisë: Kur vinte babi në shtëpi, futesha poshtë krevatit

4 Mars 2024, 09:55Lifestyle TEMA

"Rita ka 'ngrënë' dru për kukullën

Moderatorja Roza Lati ka ndarë disa nga momentet më të vështira të jetës së saj. Ajo shpesh ka folur për fëmijërinë e saj se si babai dhunonte nënën.

Roza ka treguar se ka qenë vetëm 5 vjeçe kur babai i saj ka rrahur nënën, Rita Latin, vetëm se ajo i kishte blerë një kukull.

Moderatorja thotë se kur vinte babai i saj në shtëpi së bashku me arushat dhje lodrat e saj futej poshtë krevatit. Pasi kishte konstatuar këtë gjë, nëna e saj mori vendimin për t’i dhënë fund martesës pasi nuk donte të rriste një fëmijë me trauma.

“Një kukull e thjeshtë por në 92′-93′ ishte diçka e madhe. Mami ma bleu dhe im atë nuk kishte qejf që paratë të shpërdoroheshin pa i marrë leje.

Rita ime ka ngrënë një dru për kukullën time. Dhe unë shkova ne tualet dhe qava. Isha vetëm 5-vjeçe. Pasi qava, para pasqyrës qeshja me zor që kur të dilja mos ta shihte babai që kisha qarë.

Kur vinte babi në shtëpi dhe fillova të mblidhja arushët e mi, lodrat e mija dhe futesha poshtë krevatit, gjyshja ime tha se çfarë fëmije me trauma. Dhe kemi dalë me një çantë dore me ndërresat e veta, ia la mami të gjitha dhe ia kemi dalë nga zero”, tha moderatorja. 

2 Komente

  1. A
    Ana

    Cfarë tmerri!!! Vajza pothuaj lakuriq E di që Rita e kapërdin me zor këtë gjë....por çfarë t,I bëjë fëmijës?! Atë që të bën fëmija, nuk ta bln as Perëndia, thotë populli

    1. P
      Play boys

      Ok e trishte historia por nje gje s'kuptoj.C'lidhje kane shalet,bythet dhe gjoksi I kesaj me traumen e kesaj?????

      Lini një Përgjigje