Si në serialin 'La Casa De Papel', grabitet banka në Milano

7 Dhjetor 2023, 18:10Lifestyle TEMA

Si në serialin 'La Casa De Papel', grabitet banka në Milano

Një bankë në Milano të Italisë është grabitur këtë të mërkurë, teksa autorët arritën të futën duke hapur murin në një piceri ngjitur.

Grupi i grabitësve dyshohet të jetë përbërë nga 4 persona, të cilët shkatërruan murin e picerisë dhe më pas u futën në bankën BPM. Mediat italiane e kanë cilësuar grupin e autorëve si “banda e vrimave” të cilët kanë marrë 7 persona peng, më pas arritën të hapin kasafortën nga e cila arritën të merrnin rreth 160 mijë euro.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes pasi autorët kishin arritur të arratisen, rreth orës 10 të mëngjesit të sot.

Dëshmitarët i kanë thënë policisë se njëri nga autorët kishte një theks nga rajoni i Campania, ndërsa tre të tjerët kishin theks sicilian. Ata i thënë personave që ndodheshin në bankë se ishin të armatosur, por asnjëri nuk ka arritur të shohë armë zjarri.

Lini një Përgjigje