VIDEO/ “Je më e mirë se mami”, komentet e presidentit për një vajzë ndezin revoltën në rrjet

21 Shtator 2023, 18:14Lifestyle TEMA

VIDEO/ “Je më e mirë se mami”, komentet e presidentit

Presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa është vendosur në qendër të akuzave për seksizëm pas komenteve që bëri ndaj një vajze gjatë një shëtitje në Toronto, pjesë e vizitës së tij zyrtare në Kanada gjatë kësaj jave.

Ajo çka ka bërë që rrjeti të shpërthej kundër de Sousa është fakti se ai tregoi me gisht dekolten e hapur të vajzës duke i thënë të kujdesej se do ta kapte gripi, dhe më pas iu drejtua asaj duke i thënë “je më e bukur se nëna jote”.

74-vjeçari u përshëndet nga banorët e Torontos gjatë ecjes në qytet dhe në mesin e turmës qëndronte edhe një nënë me origjinë portugeze, së bashku me vajzën e saj. Ato iu afruan presidentit duke i thënë se të dyja quheshin Maria.

“Vajza është më e bukur se nëna”, tha më pas de Sousa me vrazhdësi. “Por vajzën mund ta kapi gripi. E ke parë dekoltenë e saj?”, shtoi ai më tej, përpara se të largohej me shpejtësi, me një buzëqeshje të pazakontë në fytyrë.

Komentet shkaktuan reagime në Portugali, duke e detyruar liderin, i cili është bërë i njohur për pikëpamjet e tij konservatore, të dalë publikisht për t’u mbrojtur.

“Nuk ishte një koment seksist. Unë nuk e mendova kështu dhe as vajza me nënën e saj. Nuk ishte aspak seksiste”, tha ai.

Por, portugezët nuk u impresionuan me shpjegimin e Presidentit dhe aktivistët e të drejtave të grave dhe rivalët politikë thanë se ai duhet të kërkojë falje.

“Ai duhet të kërkojë falje. Seksizmi po na vret. Nuk është shaka. Jemi në vitin 2023. Nuk mund të shohësh një grua që nuk e njeh dhe të bësh “shaka” me peshën e saj apo me dekoltenë”, tha Isabel Moreira, deputete në Partinë Socialiste në pushtet.

Manuela Silva, drejtoreshë e Lëvizjes Demokratike të Gruas, tha po ashtu se komentet e presidentit cenojnë dinjitetin e grave.

“Në fakt, presidenti flet shumë dhe nuk thotë atë që duhet. Ka një sërë të drejtash që janë fituar nga gratë që nuk po përmbushen, dhe kjo është ajo që duhet të shqetësojë presidentin, jo batutat me shije të dobët… Unë mendoj se ai është shprehur shumë keq“, u tha ajo gazetarëve.

2 Komente

  1. B
    BurrMe3R

    Po ctu desh ne Kanada o Mr President. Rri aty ne Portugali, Brazil se e ke rehat ate aks. Merresh me keta loqet e Anglise, Amerikes e Kanadase qe po i bejne transeksual te gjithe e ofendohen per i llaf. Te pirdhen

    1. g
      genocidi grek ne cameri vrane femije, fredi beleri

      si qenka si iris pekmezi gruaja e taulant balles q ekane kompanine telefonike one

      Lini një Përgjigje