FOTO/ Njëri i veshur tjetri nudo, Bianca Censori dhe Kanye West nuk gjejnë 'paqe' me look-un

6 Shkurt 2024, 14:46Lifestyle TEMA

FOTO/ Njëri i veshur tjetri nudo, Bianca Censori dhe Kanye West nuk

Për shumicën e njerëzve, një mushama do të ishte aksesori i zgjedhur për kamping ose për një shëtitje të shpejtë në një ditë me shi.

Megjithatë, Bianca Censori ishte në një ‘mision’ për të provuar se mushamaja mund të jetë gjithashtu tendenca e re e modës për vitin 2024.

Arkitektja 29-vjeçare australiane dëshmoi se poshtë mbuleses së tejdukshme, nuk veshi absolutisht asgjë , duke treguar plotësisht lakuriqësinë e saj. 

Etiketat dhe të shkruarat në pjesën e përparme të palltos ndihmuan në mbulimin e gjoksit të saj, megjithatë ajo u detyrua të vendoste dorën here pas here për të mbuluar pjesët intime.

Bianca shoqërohej nga bashkëshorti i saj Kanye West, i cili edhe ai kishte guxuar në veshje, por ndryshe nga modelja u shfaq i veshur nga koka tek këmbët.

Lini një Përgjigje