VIDEO/ U përkul për ta përkëdhelur, presidenti austriak kafshohet nga qeni i homologes moldave

17 Nëntor 2023, 10:21Lifestyle TEMA
VIDEO/ U përkul për ta përkëdhelur, presidenti austriak

Gjatë vizitës së presidentit të Austrisë, Alexander Van der Bellen në Moldavi ka nodhur një incident i vogël.

Presidenti austriak u kafshua në dorë nga qeni i homologes së tij moldave, Maya Sandu.

Dy liderët po bënin një shëtitje në kopshtin e rezidencës presidenciale në Kishinau, kur presidenti austriak tentoi të përkëdhelte qenin e presidentes moldave, i cili mbahej nga një person i sigurisë.

Kondruch, siç është emri i qenit të presidentit moldav, reagoi dhe kafshoi dorën e Va nder Bellen, raporton Reuters.

Presidentja e Moldavisë Maya Sandu i kërkoi falje homologut të saj austriak për incidentin fatkeq, duke pasur parasysh se qeni ishte frikësuar nga prania e të huajve.

Në një takim të mëvonshëm me kryetarin e parlamentit, Alexander Van der Bellen u shfaq me një fashë në dorën e dëmtuar. 

Lini një Përgjigje