Zbulohet misteri i fundit i Leonardos, origjina e tij nga populli i lashtë

15 Mars 2023, 15:32Lifestyle TEMA

Zbulohet misteri i fundit i Leonardos, origjina e tij nga populli i lashtë

Leonardo Da Vinci është padyshim një nga mburrjet më të mëdha të Rilindjes italiane. Artisti dhe shpikësi i njohur, autor i pikturës më të njohur dhe enigmatike në botë, La Gioconda, ose Mona Lisa siç njihet ndryshe, ka një histori që ka inspiruar qindra libra dhe filma.  

Një nga misteret e tij të fundit ishte paradoksalisht origjina e tij. Të gjithë e dinë se ai ka lindur në Vinci, një qendër aspak e rëndësishme në Toskanë.  

Ndërkohë që për babanë e tij Piero da Vinci, një noter fiorentin, dihet pothuajse gjithçka, për të ëmën deri më tani kishte vetëm disa hipoteza.

Ajo është identifikuar fillimisht si Caterina di Meo Lippi, një vajzë 16-vjeçare me origjinë modeste, por emri Caterina, që në atë kohë përdorej për të identifikuar skllavet, e ka vënë në dyshim këtë qasje.

Por Carlo Vecce, një profesor italian, filolog dhe historian i Rilindjes në Universitetin Oriental të Napolit, ka gjetur në Arkivat e Firences një dokument origjinal të kohës, me firmë të Piero da Vinci, ku lirohet nga skllavëria ajo që cilësohet si “Caterina, vajza e Jakobit, skllave me origjinë çerkeze”.

Çerkezët janë një popullsi autoktone e Kaukazit, që për shkak të ngjarjeve historike është spostuar në pjesën më të madhe në Turqi dhe Rusi, dhe në Lindjen e Mesme, madje një komunitet rreth 1200 ka banuar në Kosovë pas vitit 1858, ndërkohë që sot janë vetëm disa dhjetëra.

Por sipas profesorit, origjina e saj nuk ishte modeste, madje ishte e bija e një princi çerkez e cila ra në robëri ende adoleshente, me shumë mundësi pas një sulmi tartar, duke filluar një kalvar që e çonte fillimisht në Konstantinopojë dhe më pas u shit në Venecia, dhe së fundi në Firence, në një familje të pasur.

Pikërisht aty 26-vjeçari Piero takoi Caterinën moshatare, duke filluar një marrëdhënie të fshehtë për shkak të diferencave të statusit, nga e cila lindi në 15 prill të vitit 1452 djali i tyre, gjeniali Leonardo.

Pak muaj më vonë, në nëntor, Piero do t’i blinte lirinë mamasë së djalit të tij nga familja Redditi, duke i dhënë Caterinës lirinë dhe dinjitetin e merituar.  

 

12 Komente

  1. a
    arrifi

    Tëmën e sëmës e nxoren dhe Leon Kosovar.E po ajt ta gezojme dhe nje VIP tjeter.

    1. R
      Raimond vlonjati

      Aq kapacitet ke o Arif kur del ne nje perfundim te tille ,ske faj aq kupton nje analfabet funksional si ty.

      1. A
        As

        Arriff lexoje mire ,fis nga kaukazi qe jane shperndare kudo edhe ne kosove,Kthehu prap ne shkolle te mesosh qe te lexosh fillo me abetaren.

      2. O
        Oh sa kom qesh

        Nenen e Da Vincit e nxorren kosovare, por edhe kurve se skllavet per ate pune mbaheshin apo nu ishte edhe 16 vjece. Ka edhe nje variant te dyte, me mbiemrin Cerkez ka nje fis te madh ne Shkoder, pra ka mundesi te jete shkodrane. Piktura e fameshme "Mona Lisa" duhet te kthehet ne Shkoder ne vendin e origjines se nenes se Leaonardos.

        1. q
          qefliu

          O koqe, para se te fillosh te qeshesh, lexoje me mire artikullin qe thote se e ema e Leonardos ishte cekreze, jo kosovare. Po aty thuhet qe cekreze ka patur edhe ne Kosove, por si gjysem analfabet qe duhet te jesh e ke marre kete pjese sipas deshires. Te keshilloj qe te shkosh ne shkollen fillore e te mesosh shqipen e shkruar.

        2. E
          Erdogan

          Qe Romen e ndertuan Greket e Troas ne Dhardhanele kjo eshte e faktuar historikisht. Enea nipi i Priamos mbretit te Troas dhe i biri i Ilyon (Ilyadha dhe Odhisea) sipas historianeve Greke dhe Greko-Romake kaluan nga Buthrotosi Greke (sot Butrinti Osmane) bashke me te shoqen e Hektoras te birin e Priamos Andromaqin (Andromaka). Emri Andromaqi greqisht ka kuotim Beteje Burrash. Andras eshte burre kurse Maqi apo Mahi beteje. Me pushtimin.e Romes nga Var-Varet greqisht Varao "njerez" qe vetem vrasin per te jetuar Perandoria Greke e Romes u shperngul ne Polin Bizas qe me vone u quajt Kotantinopolis ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos. Kjo Perandori u quajt Roma Lindore me Glosan (gluhe camce) zyrtare Greje duke e hequr ate Lanete (Latine). Kjo popullsi e Perandorise se Romes Lindore identifikohej si Romei per te mos humbur Identitetin dhe Historine kunder Varvareve. Tani kush me thote se personi ne fjale nuk kishte rrenje Romake apo GrekoRomake?

          1. Y
            Ylli

            Kur behej lufta e trojes greket nuk kishin ardhur akoma ne balkan,jetonin akoma ne Siri,keshtu thone historianet.

            1. t
              tironsi

              Doli ena gamori neo-grek me hajvanllekun e dites. E dhjet muhabetin fare kur thote me kompetence se "Roma qeka ndertu prej grekve". Se ku i paska gjet ky trapi dokumentet qe pretendo, hajde e merre vesh. I menje m'thote se i ka gjet qe qenefi e noi prifti katuni anej ka Hellada. Ky hajvani neo-grek, permend pa pike turpi Iliaden dhe Odisene, por po pati men me i lexu do e shikoje se ato poema nuk i permenin fare grekt. Nji gomarllek tjeter ky trapi neo-grek e thote pa ju dridh qerpiku kur deklaron se "Me pushtimin.e Romes nga Var-Varet greqisht Varao "njerez" qe vetem vrasin per te jetuar Perandoria Greke e Romes u shperngul ne Polin Bizas qe me vone u quajt Kotantinopolis". Pa u fut me interpretimet qe i qit prej bythes vet, po thote u "shperngul", kur ne t'vertete Perandoria Romake u nda n'dy pjese, prej perandorit ilir Kostandinit te madh, qe ka lindur ne Nish qe gendet ne Serbine e sotme, pra ne zonat e banume prej ilireve, shume larg prej zonave greke ne jug te Ballkanit. Ky hajvoni me kumone e quan iliro-grek. Zot na ruj se cfare po na degjojne veshet. Hiqini kompjuterin ketij gamorit se cuditi dynjane me ato qe thote.

              1. x
                xheJ. eN. Bi.

                Erdogani ... Qënke me të vërtet idiot dhe prezantohesh në " publik" si i zgjuar.Dhe ku dallohet kjo ? Kur thua se barbarët ishin vras .Grekët e lasht quanin barbarë fiset të cilan nuk flisnin greqishten( e vjetër kuptohet). Mësoje dhe nesër na sht mënd më shumë si i " ditur"

              2. N
                NO PASION

                PO HISTORIANI I SHQUAR MARIN MEMA PSE HESHT...APO PRET TE NA E VJEDHI GREQIA KETE FIGURE ....PSE NUK E NGRIN ZERIN SE FRANCESKO TOTI ESHTE PURRO SHQIPTAR...BILES KUSHERIRI I ERMAL TOTI ...KOMENTATORIT SPORTIV TE DIGITALB...PO PER ARTISTEN E MADHE ANA MANJANI QE ESHTE KUSHERIRA E PARE E YLLI MANJANIT TE FAMSHEM....A ZOTI MEMA DHE Z KOCAQI DUHET TE DILNI DHE TE HIDHNI NDONJE CIKE VALIUM PATRIOTIK QE POPULLI TE HARROJE QE NE JETOJME NE NJE SHTET INEKZISTENT NGA ANA LIGJORE DHE HAJDUT NGA ANA POPULLORE..

                1. N
                  NO PASION

                  QE NE JETOJME NE NJE SHTET GANGSTJERESH KU GJYSHJA PUNON BANAKIERE PER TE USHQYER MBESEN JETIME E BOBE-T E VRASIN PER NISHAN ..NE NJE SHTET QE PO TE VRASESH NJERI DENOHESH ME PAK SE TE VJEDHESH NJE PULE... NE NJE SHTET QE SHPIKIN IDIOTESIRA QE QUHEN INVESTITOR STRATEGJIK VETEM E VETEM QE TE GRABISIN PRONA ME 1 EUR A THUA SE SHQIPERIA ESHTE MILIONA KILOMETRA KATRORE...JETOJME NE NJE SHTET KU OPOZITA I KA SHPALL LUFTE AMERIKES E EVROPES...NE NJE SHTET KU ESHTE KAPUR HAJDUTI DUKE VJEDHUR POR SHTETI VAZHDON TI JAP LEKE HAJDUTIT PER SEVAP....NE NJE SHTET KU VETEM NJE PASTRUSE SHTEPIE KA 500000 EURO...NE NJE SHTET KU OPOZITA EDHE MUNDET TE MOS LEJOHET TE MARR PJESE NE VOTIME....

                  1. D
                    Dajti

                    Erdogan ke filluar te ftillohesh more qerata.E ke mesuar dhe ti qe Helenet nuk kane egzistuar fare ne lashtesi dhe po perdor termin Iliro Grek, por mos u lodh ti besh Iliret greke.Jam dakort me ju qe Dardanet kane themeluar Romen por jo Enea Dardani, i cili pas pushtimit te Trojes (toke,vend,dhe) u largua dhe themeloi Butrintin.Pasardhesit e tij kaluan Adriatikun dhe themeluan Romen.Me pelqeu shume emeri Androma qi qe perkthehet nga greqishtja " Beteje burash" pra burrat benin beteje dhe fitimtari pallonte i pari greken Andromaqi qe qendronte me kembe perpjete dhe pastaj te tjeret me radhe.Ha Ha Ha. Mbreti Priamos: quhet Priam qe kane perberje dy fjale te shqipes: Prijes jam. Sqaroje dhe janullaqirin.

                    Lini një Përgjigje