Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndodhet në një vizitë zyrtare në Bruksel, nga ku ka deklaruar se institucionet europiane vlerësojnë progresin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit.
Sipas Ballës, si Parlamenti Europian, ashtu edhe Komisioni Europian dhe vendet anëtare, konfirmojnë se Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm në avancimin e negociatave, duke përmbushur detyrimet e marra në bashkëpunim me Komisionin Europian.
“Institucionet europiane, Parlamenti, Komisioni edhe vendet anëtare konfirmojnë se Shqipëria ka bërë dhe po bën një përparim të dukshëm në avancimin e negociatave, duke vijuar përmbushjen e detyrimeve që kemi marrë bashkërisht me Komisionin Europian,” u shpreh Balla.
Balla theksoi më tej se vendi ynë nuk ka qenë kurrë më afër realizimit të aspiratës për anëtarësim në Bashkimin Europian, duke nënvizuar edhe klimën pozitive që, sipas tij, mbizotëron aktualisht në Bruksel.
“Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shumë shekullore. Këtu në Bruksel ka një atmosferë shumë pozitive në këtë drejtim. Jemi shumë afër dhe do të bëjmë gjithçka për të përmbushur detyrimet tona sipas afateve të dakordësuara me Komisionin Europian,” tha Balla.
Balla ka theksuar se përpjekjet për të penguar procesin e negociatave nuk do të kenë sukses, duke theksuar vendosmërinë e Shqipërisë për të vijuar përpara në rrugën e saj europiane.
Aspirata shume shekullore thote ky shoku. Forca djema, ja edhe 100 vite mbeten deri ne integrimin e plote... deri atehere ky vend do te kete emrin e ri kushtetues "New Bangladesh".
na Bibilosh Balla:Kete e thua ti ...por c´fare Besoj Une???Po ata c´fare thone???????????
Ku ka mbetur ky vend ,ne dore te ketij koke katrorit,fshatarit te Librazhdit te shume perfolur. Me tere kete korrupsion si mund te hyet ne Europe.
Ka vetem nje dallim te Vockel, per Malin e zi flet Europa e Institucioneve dhe e Shteteve Anetare, Per Shqiperine eshte Taulanti Evropian , qe shkon ne Bruksel dhe na Pershendet Nga Hyrja e Godines per Aritjet e medha te vendit , ngaqe eshte shume afer me Hyrjen Kryesore te Godines se Parlamentit Europian, e mqs eshte AI edhe Vendi per rrjedhoje eshte shume Afer Hyrjes
Kta sa zën ndonji kar-ige fillon dhe u trashet koka. Mos u ngopshi ju dalshin nga hundët vuajtjet e Shqiptarve.