Balla takim me raportuesin për Shqipërinë në PE, Schieder: Raporti këtij viti, udhërrëfyes të rëndësishëm për rrugën europiane të Shqipërisë

22 Prill 2026, 15:30Politika TEMA
Balla takim me raportuesin për Shqipërinë në PE, Schieder:

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u takua sot në Bruksel me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentit Europian, Andreas Schieder, ku kanë diskutuar mbi ecurinë e procesit të integrimit dhe progresin e reformave në vend.

Gjatë këtij takimi, Balla e cilësoi raportin e këtij viti për Shqipërinë, tashmë në formën përfundimtare, si një udhërrëfyes të rëndësishëm për rrugën europiane të vendit.

Sipas Ballës, në raport vlerësohen arritjet e Shqipërisë dhe inkurajohet vijimi i reformave, si dhe përafrimi i legjislacionit me acquis të Bashkimit Europian.

Balla thekson gjithashtu se progresi i dukshëm i Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian kontribuon jo vetëm në avancimin e vendit, por edhe në stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë në Europë.

1 Komente

  1. f
    fshati qe duket...

    Mimika e te dyve flet shume.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje