Hapet gara për ndërtimin e aksit Milot-Fier, Balluku: Do të ketë ndikim në ekonominë e vendit, shpejtësia e lejuar deri në 130 km/h

2 Gusht 2022, 11:02Ekonomia TEMA

Hapet gara për ndërtimin e aksit Milot-Fier, Balluku: Do të

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka prezantuar sot projektin për ndërtimin e aksin Milot-Fier, pjesë e Korridorit Blu, për të cilin është hapur gara ndërkombëtare. Në konferencën, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Balluku foli ndër të tjera për rëndësinë e këtij aksi.

Sipas ministres akset do të jenë të ndara, ndërsa do të ketë edhe rrugë dytësore për qytetarët që nuk duan të paguajnë. Balluku zbuloi se shpejtësia e lejuar në këtë autostradë do të jetë deri në 130 km/h. Gjithashtu, Balluku tha se me këtë aks synohet që të ketë ndikime pozitive si punësimi, turizmi dhe tregtia.

“Nuk ka qenë një zgjedhje e lehtë për ne. Por do të ishte më mirë që ta zhvillonim në një moment të dytë. Nga Milori deri në Fier kemi vendosur ta segmentojmë. Milot, Thumanë, Kashar Lekaj e Rrogozhinë she më pas Lekaj-Fier do të jenë akset përbërëse.


Për aksi Thumanë Kashar ka nisur ndërtimi. Të gjithë segmente do të ruajnë parimet kryesore. Të gjitha segmente do të jenë të shoqëruara edhe nga një rrugë dytësore. Shpejtësia e lejuar në aksin kryesor me pagesë do të jenë nga 90-130 km. Zhvillimi i këtij projekti ka synime. Rritja e ndjeshme e punësimit, kushte më të sigurta të drejtimit, kosto më e ulët e transportit, rritja e turizmit përmes shkurtimit të distancave. Do të ketë ndikim të ndjeshëm në tregtinë e jashtme të vendit.

Ne tani kemi një përvojë të mirë në ndërtimin e infrastrukturës rrugore. Kemi përfunduar rrugë që qëndronin rrugëve”, tha ministrja.

Balluku tha më tej se duke qenë se autostrada është e segmentuar do t’i japë mundësi të marrin pjesë në garë shumë kompanive, duke shprehur bindjen se do të jetë e suksesshme.


“Edhe kjo garë tashmë duke qenë e segmentuar dhe duke e hapur mundësinë për shumë kompani, jam e sigurt që kjo garë do të jetë e suksesshme. Është një objektiv mjaft sfidues, por qeveria është mësuar me sfida të tilla”, tha ajo.

5 Komente

  1. H
    Hasoni

    Ky projekt ka 15 vite ne mendjen e rilindjes dhe 25 vite për ta bërë projekt 3D nga zyra e të gjatit.

    1. H
      Hajduti me çizme

      Nuk ka gjo Hasono! Edhe me ik neser. Kontratat i kopsisin dhe firmosin qysh tani, në mënyrë të tillë, që mos të ketë burrë nëne me i prish pa paguar për prishjen e tyre qimet e kokës. Edhe me ik nesër kësaj dhe këtij do t'u shkojne lekët per 30 vjet nga ata "që do fitojnë" tenderat.

    2. V
      Vito mashtruesi, shoku i Nikos

      Po si nuk flet njeri nga keta te rrugeve se kur do mbarohet ai aksi Qafe Thane - Plloce?

      1. B
        Bravo ju Lumte z.zv/Ministre

        Eshte shpejtesia e duhur vetem se duhet jete e nji stadnarti te larte ne gjithcka nenkupton nji Autostrade , Ne shume Autostrada edhe ke ajo qe eshte nder me te mirat Fier - Vlore ~ , Tabelat kane mangesi .Ato tregojne vetem Qytetin ose fshatin me te afert ,por nuk tregojne ne asnji Rast Largesine ne Km nga Fieri psh ne X -Fshat psh Fier - Levan -Fier - Panaja ,Panaja - Vlore Vlore - Uj i Ftoht Uje i Ftoht - Radhime e keshtu me radhe - si i kan te gjithe Autstradat Europa . ---Jovetem Shkoder -Tirane Tiran - Durres e me radhe , Bejini gjerat si i takon ,si i ka Europa ,nuk ka ndonji veshtiresi te madhe ,por ndihmon e lehteson udhetarin ,e shoferin qe ka nji ide te qarte ku ndodhet dhe sa larg prej aty eshte Destinacioni .

        1. F
          Futja kot

          Ca thua mor, distancat maten me celularin qe ke ne dore. Dakord?

        Lini një Përgjigje