Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj miq”!

23 Prill 2026, 21:18Politika TEMA

Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj

Nga Ylli Pata

Enver Hoxha shkroi pamfletin e testamentit të tij politik “Dy popuj Miq”, pasi Franz Josef Strauss, kreu i CSU-së bavareze dhe njeriu që Perëndimi çoi në Tiranë për të negocuar me të, i bëri të ditur diktatorit komunist se Perëndimi nuk kishte ndërmend të lëshonte pe.

I trishtuar nga sinqeriteti burrëror i kreut të Landit të Bavarisë, Enver Hoxha, i cili thënë të drejtën i kishte qëndruar Greqisë fort ndër vite, përballë edhe situatave të rënda, ju ul në gjunjë në prag të vdekjes.

Në Athinë, Hoxha kishte një ambasador mjaft të afërt, e të zotin, të cilit i ngarkoi negociatat me Andreas Papandreun, socialistin që si “Enveri ynë” kishte shpallur vëllezër Gedafin e Libisë, Jaser Arafatin, e gjithë shokët e tij arabë socialistë, që para se të këndonin Internacionalen përshëndesnin me “Selam Alekum”.

Enver Hoxha, shfrytëzoi burimet fantastike të kundërzbulimit shqiptar në Greqi, për t’i treguar Papandreut se Tirana është e gatshme të bëjë gjithçka për një hapje, që Athina ta marrë në dorë Shqipërinë që ishte në prag të kolapsit.

Burimet tona(të kundërzbulimit) në Greqi shkuan për dreq, Athina i hyri me qilizëm gjithë rrjetit të tyre të spiunëve, e Papandreu nëpërmjet Karolos Papulias u hap me Tiranën.

Një hapje që s’kishte ndodhur asnjëherë, ç’ka i dha Athinës zyrtare një kartë tjetër pas asaj filoarabe që kreu i PASOK e kisht fituar me Arafatin, Gedafin e Mubarakun.

Shkrirja e akujve që solli dashuria Hoxha-Papandreu pati efekt në publik, kryesisht në popullsi, por Deep-State i Greqis hyri e bëri qilizëm deri në Shkumbin, duke rekrutuar deri gjysmën e personelit ushtarak, burokratik dhe civil të shtetit komunist.

Në 1990, siç ka dalë tashmë në materialet e deklasfikuara, spiunazhi grek kishte marrë edhe Mallakastrën.

Në vitin 1992, kur babai i kryeministrit aktual të Greqisë vizitoi Tiranën, dinte edhe kë kishte takuar Ramiz Alia përpara tij, madje tekstin e beefing-ut e kishte marrë përpara.

Alia, që ishte informuar për vrimën e madhe në shërbimin e sigurisë, e surprizoi dhelprën e Kretës me një lëvizje tektonike 7 ballëshe. I gjendur në fund të karrierës dhe që priste një burgosje nga pasardhësit, lideri i fundit komunist, plasi çështjen çame.

Keq apo mirë, për interes apo për pikë, fakt është se me atë lëvizje, Ramiz Alia vendosi një precedent që s’e kishte bërë as Enver Hoxha në fjalimin e famshëm “Dhe atëherë do të qërohen mirë hesapet”, as Mehmet Shehu, në kërcënimet e tij të forta të fund viteve 70 kur çonte gjysmën e ushtrisë në kufirin jugor.

Ramiz Alia në harakirin e tij politik i dha Shqipërisë një casus diplomatik me Athinën për ta përdorur nga Tirana, por nga ana tjetër i çoi për dreq gjithë investimet e spiunazhit grek që më pas shëpërtheu në çdo sektor duke u dekonspiruar, sepse s’kshte rrugë tjetër.

Pas atij takimi të Micotaqisit të vjetër me Alinë, politika e tij nuk zgjati më shumë se 3 vjet. Në Maximos u kthye plaku Andrea, i cili edhe në respekt të ca lidhjeve të vjetra ndihmoi socialistët e u përplas fort me Sali Berishën.

Përplasje që e kishte nisur para zgjedhjeve Kostandin Micotaqis, me operacionet e famshme “Fshesa”, që jo vetëm ju kthyen boomerang nga shqiptarët, por edhe nga vetë grekët, të cilët e rrëzuan në zgjedhje.

Familja e famshme e Kretës, një nga lobet më të rëndësishëm të Nea Dimokratia, u rikthye fuqishëm me Qirjakosin e studiuar në Harvard, pas dy mandatve të së majtës ekstreme të Syrisa dhe by pasit të qeverive të saj me Moskën, sa që alarmoi agresivisht Uashingtonin. i cili riktheu në Athinë stacionet e gjera të CIA, DEA, e një grup agjencive të tjera, duke e ndryshuar qasjen strategjike në “Mesdheun ballkanik”.

Kjo fushë shahu ishte dukshëm një panoramë e ngjashme për “specialistin e midhjes dhe peshkut”, i cili nxori rastin Beleri si një skenar për “dy herë mat-in” e Kinostudios “Shqipëria e Re”.

Shqipëria e sotme është totalisht tjetër me atë të Enver Hoxhës të pas prishjes me Kinën, kur s’kishte as 6 ditë bukë.

Bukë që më shumë se në tokë fshihet nën ujrat e thella të Jonit, që ka dalldisur “Shtatë Motrat” e Teksasit që i janë qepur Donald Trumpit që në 2016, duke hapur thasët e mbushura tumllas.

“Shtatë Motrat” që në 2009 e kanë futur Jonin në ujrat e tyre të bekuara, që ndryshe nga brigjet arabe, ku gjejnë kamikazë dhe urrejtës, në limanet tona gjejnë jo vetëm një mjedis miqësor por edhe me të dhëna bombastike të rezervave energjetike.

Rezerva që i kanë dhënë Tiranës komoditetin që të mbyllin përkohësisht dosjen “Shpirag” për të ushqyer teoritë konspirative, sidomos në qarqet radikale të burimeve të hapura të Athinës, ku investimi për zhvillimet në Shqipëri ka kaluar çdo cak logjik të audiencës. Duket gjithë ai investim i fundviteve 80 që i hyri me qilizëm shtetit shqiptar, edhe pse ka siguruar mjaft burime dhe të dhëna, shumica e tyre kanë qëlluar si ajo barasaleta e SHIK-ut të Gazidedes.

TemA

 

9 Komente

  1. O
    O Zooooot cfare tjeter do te na shohen site.......

    Di popuj miq!? Amico me nje.... sunit or shiit!? O Zooot cfare tjeter do te na shohen siite.... amico me nje laro Turk!?

    Përgjigjjuni
    1. a
      anastasi qimur

      b.qilismi eshte teknologji greke, e shpikur dhe e masterizuar nga keta. greket arabe turq te zinj si ulliri, dhe pa rrenje, tu lyp car gjithanej. rrac e ndyt. ptu grek te mutit.....jevgj.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Doni

      Si shumë “teori konspirative” ka futur autori në këtë tekst. Një pjesë (sidomos agjentet grekë deri në Shkumbin në kohën e Enverit) duken thjesht fantazi (asnjë reference se si/ku është mbështetur). Një pjesë e tekstit e pa kuptueshme për ne publikun e gjerë (tingëllon si fryrje nga autori për nivelin e dijeve të tij). Kështu p.sh përmenden “7 motrat” dhe lexuesi duhet të zhbirojë në internet për të gjetur kuptimin. Më thjeshtë mor miq gazetarë, më thjeshtë, të shkretën! Merrni shembull nga mjeshtrat e penës, por edhe të shkencës (vetë Ainshtaini I madh, jetonte, fliste, shkruante shumë thjeshtë – kuptohet kur nuk zhvillonte ekuacionet e relativitietit, bile edhe në punimet e tij shkencore, formula e famshme E=MC2 vlerësohet për thjeshtësinë, për rrjedhojë, elegancën e saj)

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjergj Fishta I riu

        "Spiunet" kane egzistuar. Por ata ishin te rekrutuar pa dijenin e tyre. Ata punonin dhe jetonin pa ditur asgja se ishin spiune. Kjo ishte loja e Enverit me sherbimet e huaja. "Spiunet" tani shumica kane vdekur dhe do te perdoren me mjeshteri qe "Demokracia" alla komuniste te zoteroje qendrimin ne pushtet pa i hyre ferre ne kembe. Me rastisi te jeme ne nje gjygj. Dy oficere dhe nje i afermi i tyre. I kishin torturuar duke ju hedhur uje te valuar ne koke. Detyra e tyre nga UDB-ja kishte qene te helmonin kruan e fshatit dhe furren e bukes. Sigurimi i dyfisht kishte arritur t'i rekrutoje ne Beograd. Kundershtuan te shkretet. Nga fundi i gjyqit dy u thyen. I treti, oficeri i ri kundershtonte. Ai u mbrojte dhe tha: jo nje shtet si Jugosllavia, por çdo shtet ne bote e ka te ndaluar me ligj nderkombtar te nxite e realizoje te tilla gjera antinjerzore. Une nuk jam qene spiun por oficer i popullit tim, ndaj mos argetoni popullin me keshtu lloje budalliqesh. Prokurori i tha:asht interesi i Partise, duhet te pranosh, ndryshe ndaloje gjyqin dhe fillojme birucen(torturen). Nuk e pranoi serish. Atehere gjyqi u shty dy muaj dhe oficeri i gjore pranoi se kishte marre urdher nga Beogradi, te helmonte furren e bukes e keshtu te sabotoheshin e mbylleshin kooperativat e te deshtonte marksizem-leninizmi. Ndaj ne rast se ka mbetur ndonje leter e shkruar nga keto lloje "spiunesh" duhet te nxirren dhe tju sherohet lavazhi i trurit ithtareve te Enver Hoxhes dhe te ndihmohen keto familje(!) te cilat ishin paracaktuar si mish per top nga organet kopetente. Qe nje dite ne te ardhmen; ata te mos gjenden si trazhgimtare te poshtersise se lojes se sigurimit komunist

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shpenka

          Dakort me vrejtjet e Donit . Gazetari korr shumë por nuk di të lidhë duaj .

          Përgjigjjuni
        2. l
          lexuesi

          Keto jane barsaleta per idiotet....

          Përgjigjjuni
          1. a
            astrit

            Po të lexojmë historianët serioz shqiptar e grek, do mësojmë nga dokumentacioni i shumtë që është i lexushëm se greqia historikisht ka kërkuar të marë Vorio-Epirin ku kufirin maksimal e ka pasur Lumin Shkumbin e poshtë. Po nga dokumentat e këtyre librave shumë interesant fuqitë e mëdha të botës kurrë nuk i dhanë leje e nuk ja miratuan Greqisë dëshirën e saj për ti marë këto toka.Gjithashtu Greqia pavarësisht nga presionet e forta të sillogjeve Vorio-Epirote nuk guxoi të merte veprime që binin në kundërshtim me arsyetimet e fuqive të mëdha. Kjo është historia në makro ndërsa në mikro si në periudhën e Zogut dhe akoma ma keq në periudhën e komunizmit aktiviteti shovinist vorio-epirot në Shqipëri u përball me fuqinë e egër të shtetit shqiptar me shumë pasoja për grekët e Shqipërisë. Në raport me popullsinë grekët e Shqipërisë janë kontigjenti nacional më i shumtë i persekutuar gjatë regjimit Hoxha.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Emigrant

              Pirth o pirth Sa ishte enveri gjall greku nuk pipetiu kufirin tek thana ja la enveri Dermen ju dha grekofileve shqiptar koken ua preu Por paska pas shum spiuna greku Menjihetere ja dhane detin ja dhane kishen grekut qe eshte agjentura kryesor ne juge per greqizumin e shqiperis Si enveri svjen me qajeni

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gjergj Fishta I riu

                Mos u trembeni Tosk Trima! Populli shqipetare veprat dhe luftat me te sukseshme i ka ba kur nuk ka patur Qeveri(!) te tijen. Jetoni pa frike se nuk ka ku ngjitet kufiri drejt Shkumbinit por do te shkoi matane Janines. Mos harroni Esat Pashe Toptanin qe u perla me Prince Vidin per çeshtjen e Jugut. Geget u prishen me austriakun se nuk binte me poshte se linja Pogradec mbi Vlore. Nuk po permend dhe aktin patriotik te asaj kohe(!) se bie ndesh me kohen e sotshme kur Shqipnia duhet te kthehet ne gjinin e nanes se vete EUROPE. E dy vilajetet Gege, o do shuhen e shkrihen nen sllave, ose bashke me trimat toske do t'i rikthejne dy vilajetet e Jugut. Ne qe ne diten me te veshtire u prishem me austriakun nuk do ta kemi problem te prishemi dhe me Europen ne rast se na e mposht Krenine shekullore te te pareve tane, perballe ne raport me greket e sllavet. Ne kemi patur fatin e popullit izraelit mbi toke, ndaj dhe kur kufijt te shkojne ne Nish, Shkup, Selanik e Janine mos pranoni shkembim popullate. Dhe kur do mbetet ndonje familje a fshat shqiptare, jasht kufijve ne "maksimum" te rregulluar, duhet te ndihmohen atje (!) e te mos shkulen sepse kjo i tmerron sllave e greke qe duan nje kufi si te ndare me thike me shqiptaret se e dine mire rrezikun ne ngjitje te guximit izraelit, per Izraelin e plote. Dhe shqiptaret kane qene te vjeter sa Latinet, (ju jape prove me nje fjale me kahe te kundert e qe shpjegone te njejtin veprim) Sllavet etj. Ata jane bere turma qindra milionshe e ne na gjeti dita e pamvarsise 800.000/ Mos u trembeni jo spiune, e jo me the e te thash(!). Popullit shqipetare megjithse ja ka dobsuar krenin atdhetare koha e komunizmit, duke i tulatur me damken ARMIK, Krenia prap do ngjallet se ajo jeton ne GENE.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje