Letra e Ilir Beqaj për Klodian Rjepaj: Shumë i gëzuar që mbrëmë ke fjetur në shtëpi me familjen

21 Prill 2026, 21:21Politika TEMA

Letra e Ilir Beqaj për Klodian Rjepaj: Shumë i gëzuar që

Klod i dashur,
Jam shumë i gëzuar që mbrëmë ke fjetur në shtëpi me familjen.
Kam mësuar se para pak ditësh ke patur probleme shendetesore, por qe për fat të mirë i ke kaluar.
Bashkë kemi punuar për tre vjet e gjysmë. Nuk e zgjodhëm njëri-tjetrin. Partitë tona politike vendosën që fatet tona të takoheshin.
Ti kishe pasion kujdesin shëndetësor, ndërsa unë politikat publike.
Në tre vjet e gjysmë që punuam bashkë, nuk bëmë as më pak, as më shumë, por zbatuam programin e qeverisë.
Më vijnë në mendje, midis te tjerash, ligji për sëmundjet infektive dhe ligji për urgjencën mjekësore.
Pa këto dy ligje, Shqipëria nuk do t’ia kishte dalë mbanë përballë pandemisë së Covid-19. Kushdo që mburret se ka ndonjë super meritë në atë periudhë, nuk ka kuptuar asgjë.
Për një fakt penal të ndodhur para 11 vjetësh, pas 75 muajsh nga regjistrimi i procedimit penal, edhe pse zgjodhe ritin e gjykimit të shkurtuar, t’u desh të qëndroje 32 muaj në paraburgim për të shlyer të gjithë dënimin. Për të qeshur e për të qarë edhe Gjykata Kushtetuese qe të la në paraburgim në datën 31 mars 2026.
Një proces penal i filluar në mënyrë të paligjshme. Me një vendim pushimi të shtatorit 2016 edhe sot ende në fuqi, procedimi penal u regjistrua në kundërshtim me nenin 329/c të KPrP-së.
Një proces penal i përfunduar në shkallë të parë në mënyrë të paligjshme, me një akuzë që vetë prokurorët pranojnë se nuk është bindje e tyre, por pasojë e supremacisë procedurale të kompetencave që reforma në drejtësi i ka dhënë, me nenin 332/d, pika 3, gjyqtarit të seancës paraprake.
Prej 9 marsit 2026, menaxhimin e integruar të instrumentarit kirurgjikal e kryen një ndërmarrje shtetërore që trashëgoi asetet dhe modelin organizativ të koncesionarit. Zgjedhja jonë e vitit 2014, ne vitin 2026 rezulton se paska qenë e mençur, e saktë dhe e qëndrueshme në kohë.
Vlla (se unë kështu e them, ndersa ti e thua Vëlla),
Kurajo në shkallët e tjera të gjykimit. Jam i bindur qe do te fitosh PAFAJËSINË.
Sinqerisht,
Ilir
Durres
18.04.2026

 

 

 

 

17 Komente

  1. s
    selam salaria

    para se te fillosh te besh apologjine e vetes duke perdorur rrjepajn, kujtoja ketij te fundit se shte hajdut i terbuar i indihmave qe vinin per kosovaret ne kohen e luftes dhe nese do behet ndonje hetim ndonjehere do mesoje njerezia se jane vjedheur qindra mijra euro ku dhe fulloi te vere pasurine ky klodjan evgjiti i vlores

    Përgjigjjuni
    1. 1
      1997

      Si eshte e mundur qe midis shqiptareve ekziston nje perqindje teper e larte genjeshtaresh, llafazanesh, shpifesash e sajues te cdo lloj tipi, por jryesidht te gjinise mashkullore? Lexoni jeten e Klodiana Rjapajt ne kohen e luftes se Kosoves; periudhën 1998 – 1999 ka punuar si mjek i përgjithshëm në 2 nga fshatrat e zonës malore në Vlorë. Në mars të 1999 ka punuar si mjek vullnetar në Kukës dhe Has në pikat kufitare në përgjigje të krizës së Kosovës, mjek i emergjencës mjekësore dhe udhëheqës i skuadrave mjekësore në rrethe të ndryshme të vendit në përgjigje të krizës kosovare.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mondi

        Si gjithe mjeket ne Shqiperi edhe ky hajdut eshte.

        Përgjigjjuni
        1. a
          albi

          po hik o Like aman me kto letra aromatike se na kpute shpirtin me gjithe te zezat qe te kane rene ne qafe ty e shokeve te tu. Edhe ti, si shoku yt Saje Qorri, ndiqni shembullin e Antonio Gramshit qe conte letra nga burgu, e ju genjen mendja se jeni si ai... pikaaaa...... ne fund te fundit, edhe ju si ata para jush perfitues ne bakllava jeni, me ndryshimin e vetem qe ndonje lek pune edhe e beni, po ndonje ama, jo shume. asnje ndryshim nuk sollet as ne eficence, as ne menaxhim te parase publike, as ne korrektimin e tregut te shtremberuar te shpenzimeve publike ne Shqiperi, sic e gjetet ashtu e keni lene 13 vjet. Thjesht ne ca vende keni nderruar Nasin me Shyqon edhe kaq. Biles ne shume vende as kete nuk e keni bere.... kjo do jete trashegimia jote dhe e PS, menaxhimi i Shqiperise si ciflig, sic kane bere te gjithe para jush...

          Përgjigjjuni
        2. ?
          ?!

          Suksese ne jete. Keshtu eshte kur i ha dardhat prapa shpines se Ramazonit.

          Përgjigjjuni
          1. h
            hila

            selam salarija, je nje shpellare qe mshefes ma ati emri per tu dukur nga jugu, por trapajani shpellare nuk munde te cilivizohet as per 100 vjet si selami. Pislleku i shpirtit tuaj e inati i shpellarit ju ndjek brez pas brezi o pisa, o mashtrusa o hajduta.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Na myten halet

              O shpellarit i salarise, paska vjedhur neper fshatra ky punonte si mjek vullnetar? Ytttt gore mashkull!

              Përgjigjjuni
            2. z
              zsf

              Uauuuuuuuuuu. Ish-ministri thote se beme as me [ak dhe as me shuime se zbatuam programin e qeverise. Pra programi paska qene per te vjedhur qindra milion euro ? Kjom eshte e tmerrshme. Allah, allah.

              Përgjigjjuni
              1. Z
                ZZ

                Bravo Z.Beqja,ju jeni victim e berishisteve te Spak-Gjkko si,Dumani,Dado,Prenci,Pellumbi etj etj bandit te Sali kriminelit.Jam I bindur se koha do I coj gjerat ne vend,dhe kriminelet e Saliut ne drejtesi do Marin ate qe ju takon.

                Përgjigjjuni
                1. .
                  ......

                  sa per ate te cilit i drejtohet letra e njohin mire ata me te cilet ka punuar dhe ironikisht flet vete mbiemri i tij RRJEPAJ........sa per letershkruesin kalbu brenda hajdut ordiner te njohin mire njerezit e ministrive ku ke punuar .SUKSESE NE JETE .....PLEHRË

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bravo

                    Ka shkruar ne nuk bëmë asgje me shumë se zbatuam detyrat qe na dha qeveria, leximi nën rreshta është i frikshëm.

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      G

                      Kujt i intereson çfarë thotë një burgaxhi se kuptoj?;se ka plot që janë dënuar edhe per vjedhje të energjisë dhe nuk parë që ju është publikuar ndonjë letër??

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        Zakem

                        Drejtersia e ketyre viteve do tregohet ne forme barcolete . Kriminele me damke , bredhin rrugeve pa u thene dikush marshalla , ndersa njerez te punes dergjen burgjeve pa akuza te argumentura . Po qe se vijohet keshtu , do na qeverrisin te pa aftet dhe kriminelet . Eshte koha qe njerzit koppetente te shofin ne lupe zhvillimin profesional te drejtesise , Nuk ua ka borc populli te gjykojne si kalamaj , ndoshta dhe me porosi eprore . Kjo drejtesi do te behet objekt i bisedave , ne te gjitha nivelet serioze , per fatet e vendit . Zgalem

                        Përgjigjjuni
                        1. H
                          Hasan Spahiu.

                          Po', sakte, Kane zbatuar programing E qeverisje. Ju qe llomotit I dhe qe ditkeni se ka vjedhur, kini ndershmeri e te shkruani me emer e mbiemer, merrni guximin te shikoni ne SPAK si deshmitare "vullnetare" per te denoncuar vjedhje e Ilirit, klodianit, qeverris, etj. Vetem kujdes, se Mos u shkase goja per Salinjte, se ju più e zeza. Madje, ato te Salinjve t'ja vesh I Edit.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Ashim Zogu

                            Çjane keta njerez qe per hir te politikes apo interesave te tyre nepermjet politikes nxijne kedo qe u del perpara! Nje nder ata qe kane punuar me Z.Rjepaj dhe Z.Beqj jam edhe un dhe i njoh per njerez shume korrekt dhe madje shume punetore e te perkushtuar qe pa ata sigurisht mjeksia jone do te ishte disa hapa mbrapa.Nuk e dije se kujt i ka interesuar kaq shume burgosja e tyre dhe a jane kenaqur shume.Vetem perverset kenaqen me vuajtjet dhe fatkeqesite e te tjereve. Un shpresoj qe te dy keta Zoterinjte te marrin pafajsine dhe te demshperblehen per vuajtjet e pamerituara. U them te dyve qe te mos dekurajohen se edhe Krishtin e kane kryqezuar ndonese nuk kishte asnje faj.Keshtu e ka jeta,ata qe guxojne te dalin ne krye te puneve do hajne edhe te shara por nganjehere edhe denime te pamerituara.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mjeku

                              Fol per akuzat e vjedhjet se e ke bo Shendetesine Gerdec or Gallof Beqja, hajduti i peshes rende i Rilindjes.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Miranda

                                Ti “Mjeku”qe shkruan ne kete menyre te te vij turp..Po te kesh kurajo dil me emer dhe mbiemer..Njerez te ulet dhe ordiner qe doni te beni pis ata qe kane punuar dhe koha do provoje pafajesine e tyre..Nuk e besoj qe je mjek se cdo mjek e ka pare me syte e vet ndryshimin qe u be nga sterilizimi..Edhe ish ministri edhe ish zv ministri jam e bindur qe do fitojne pafajesine.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje