Analisti Mentor Nazarko tha se nuk ekzistojnë gjasat që SHBA-të të mbështesin një qeveri pa Edi Ramën në krye, ose të ashtuquajturën qeveri besimi në Shqipëri. Sipas Nazarkos, Uashingtoni nuk po bën presion që të shkohet tej ajo qeveri, e cila artikulohet vazhdueshëm nga opozita në kërkesat e saj.
Analisti mendon që ndërkombëtarët mund ta shohin PS-në si të keqen më të vogël përballë PD-së, çka sipas tij përforcohet si argument edhe nga fakti që Berishës nuk i është hequr non grata, ndryshe nga Dodikut.
Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Nazarko tha: “Diplomatët e dinë shumë mirë se çfarë ndodh këtu, i njohin alternativat, janë serioz në punën e tyre. Kanë Shërbim Informativ, Shërbimet Sekrete, e njohin gjendjen këtu. Ata ndoshta duke parë ofertat në tregun politik shqiptar, preferojnë të mbajnë ndoshta të keqen më të vogël, ndoshta e shohin që nëse vjen z.Berisha, s’kemi garanci për ato procese që duam ta shohim Shqipërinë. Fakti që Berisha ka pasur vështirësi që ta heqë non gratën. E ka hequr Dodiku psh. Sigurisht e ka hequr ashtu siç funksionojnë lobingjet. Non grata nuk ka rënë për Berishën", tha Nazarko.
"PD nuk shihet nga Perëndimi si alternativë e besueshme. Berisha e ka PD-në krijesën e vet, ndoshta ka ardhur koha që të mbështesë një figurë të re. Çdo figurë e re do krijonte tjetër dinamikë dhe besueshmëri. Nuk shoh që ka ndonjë shans që amerikanët të përfshihen në atë mënyrë që janë përfshirë deri tani. Nuk shoh se si amerikanët do të përfshihen në një shtet si i yni për të garantuar qeverinë e besimit. Nuk e shoh si do ndodhë kjo qeveria e besimit. Nuk e shoh presionin e mjaftueshëm që të shkohet tek ajo qeveri”, vijoi analisti.
Kush është ky nazarko? Idajet beqiri i ri? Se atë na servirët ca kohë si expert meqë ra fjala nga bëhet tani apo e ka blerë saliu leh per hajdutët e pd tani?
Nazarko mos e krahaso Bērishen me askend , as me Dodik. Bērisha ka dhe gruan e femijet shpallur e çertifikuar NONGRATA. Askush me zi se familja tij . Zgjohuni nga gjumi o te mjere , familjarisht hajdute , vrases, anti drejtesi, anti komb!!!!!
Kush e ve ne refene sektin e Saliut per Qeveri Teknike? Ai nuk ka me shume se 50 mije votues, nuk i duhet as dreqit! Mot nuk fiton asnje bashki. Ne 2029 zhduket si PD dhe SHQUP i kthehet ushtrise per ta vene ne dispozicion te Natos.
Saliu bën kot ai nuk do qeveri teknike thjesht kërkon opozitën nën kontroll, ai rron si mbret me roje makina vila dhe zeni merr leje per kulla e hotele ca i duhet pushteti kur është mbret
Llozi Mentor vellai i analistit tjeter marangozit Shpetim Nazarko....' Degjojeni kete bole Mentorin...!
Llozi Mentor vellai i analistit tjeter marangozit Shpetim Nazarko....' Degjojeni kete bole Mentorin...!
Nuk di ne se na lejon nje keshille Mero. Ky Nazerko qe po na e publikon paksa si shume, nuk vlen nje grosh. E kam njohur kur sherbente si shegert i qehajait te Ilir Metes, kapter Fanes. Nuk i interesonte e verteta, cinik dhe i pasinqerte. Nje Urjah Heep i vertete. Do te lexoja me endje shkrimet e te vellait qe ja vlejne, por Mentori: merre dreq e kris!
ky i vjen anash Idajet Beqirit. Para ketij Idajeti eshte shume smart
Fama per minim demokracie dhe korrupsion e plakut dhe familjes ka kaluar dete dhe oqeane po jane ca lloj speciesh qe nuk zbuten
Un se kuptoj per çfar permendet qeveria teknike !!!!!!!!!!!!!!! E para Cubi ka 83 deputet e ben qeverin si I do qejfi ka votat e popullit qe ja jep gjith te drejten te bej çte doj. Qeveria teknike behet ose kerkohet kur ska numurat mazhoranca,siç beri sali krimineli ne 2007 a 2008 se nuk e mbaj mend qe ju bashkua kaçi i zi me shok. E dyta skemi luksin te organizojm zgjedhje çdo vit se i do bytha sali qenit. E treat e zem se do shkojm ne zgjedhje te parakohshme ai perseri nuk do jet dakort se e di qe nuk do marr as 30 deputet dhe kjo do shikohet shum shpejt brenda vitit. Shkurt votuesit shqiptar i kan ven vizen me koh.