Ministri Hoxha publikon deklaratën e Delphit: Zgjerimi, rol qendror në agjendën e BE-së

23 Prill 2026, 12:10Politika TEMA
Ministri Hoxha publikon deklaratën e Delphit: Zgjerimi, rol qendror në

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka publikuar në rrjetin social X se çfarë u diskutua në Forumin Ekonomik të Delphit për zgjerimin e BE-së.

Hoxha nënvizon se zgjerimi sot zë një rol qendror në agjendën e Bashkimit Evropian dhe ka rëndësi strategjike.


Ministri shton se Deklarata e Delphit e 22 prillit duhet të ndihmojë në kthimin e këtij premtimi në realitet. Ministri përmend përshpejtimin e negociatave për disa vende kandidate, përfshirë Shqipërinë.

Sipas tij, këto zhvillime tregojnë se Bashkimi Evropian po shkon drejt pranimit të anëtarëve të rinj deri në vitin 2030, ndërsa Shqipëria mbetet e angazhuar plotësisht për këtë proces.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:

Deklarata e #Selanikut bëri një premtim dhe krijoi shpresë. Më shumë se dy dekada më vonë, ky premtim ende nuk është jetësuar plotësisht, por nuk ka qenë i kotë. Roli qendror që #zgjerimi zë sot në agjendën e #BashkimitEuropian është një dëshmi e qartë e rëndësisë së tij të qëndrueshme dhe strategjike.


Deklarata e #Delphit e 22 prillit 2026 duhet tani të ndihmojë në kthimin e këtij premtimi në realitet. Ritmi i përshpejtuar i negociatave për disa vende kandidate, përfshirë #Shqipërinë, së bashku me angazhimin e ripërtërirë politik në të gjithë BE-në, janë tregues të fortë se Bashkimi Evropian po shkon drejt pranimit të anëtarëve të rinj deri në vitin 2030.

#Shqipëria mbetet plotësisht dhe vendosmërisht e angazhuar për të qenë pjesë e këtij ndryshimi historik.

1 Komente

  1. T
    Telling the truth

    Cfare paska thene! Bombe! Allah, allah sa gomar qenka! Po kjo e zgjerimit eshte perralle qe nga vitet 50! Ballkani ka te pakten 23 vite qe ushqehet me kete perralle, te pakten qe ne samitin e 2003 te Selanikut...! Turqia 60 vjet kandidate dhe anetare nje presh! Keta e kanr genjen Rama o burra kush te genjeje mean shume! Po thuajini gjerat sic jane vertet e jo si ua do puna o plehra!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje