Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha ka zhvilluar një takim dypalësh me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriç, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalias 2026.
Në një postim në rrjetin social ‘X’, ministri Hoxha theksoi se bisedimet u fokusuan në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe nëpërmjet një dialogu konstruktiv dhe bashkëpunimit konkret.
“Diskutimi ynë u përqendrua në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe përmes dialogut konstruktiv dhe bashkëpunimit konkret, me synim forcimin e mëtejshëm të lidhjeve ekonomike dhe tregtare, duke vlerësuar rolin e tyre në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të stabilitetit rajonal”, shkruan ministri Hoxha.
Hoxha mirëpriti gatishmërinë e Serbisë për t’iu përgjigjur kërkesës së Shqipërisë për hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Bujanoc.
“Në këtë kuadër, mirëprita gatishmërinë e Serbisë për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës sonë për hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Bujanoc”, shpjegon më tej kryediplomati shqiptar.
Ministri i Jashtëm nënvizoi nevojën për të ruajtur, thelluar dhe forcuar bashkëpunimin rajonal si rrugën më të sigurt drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane, duke lënë mënjanë retorikat joproduktive.
“Nënvizova domosdoshmërinë për të ruajtur, thelluar dhe forcuar bashkëpunimin rajonal si rruga më e besueshme drejt një të ardhmeje të përbashkët, duke lënë mënjanë retorikat e panevojshme dhe joproduktive. Shqipëria mbetet e përkushtuar të investojë në qartësinë e qëndrimeve të saj, në koherencën e politikës së jashtme, si dhe në forcimin e kontakteve mes njerëzve, duke kultivuar një brez të ri me vizion të qartë evropian”, thekson Hoxha.
Hoxha rikonfirmoi qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, mbetet rruga e vetme e qëndrueshme drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke – një hap thelbësor për paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.
“Gjithashtu, pranuam se kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme lidhur me Republikën e Kosovës. Rikonfirmova qëndrimin e qartë dhe të palëkundur të Shqipërisë mbi rëndësinë vendimtare të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, si e vetmja rrugë e qëndrueshme drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke, si një kontribut thelbësor për paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin afatgjatë në rajon”, nënvizon më tej ministri i Jashtëm Ferit Hoxha. /RTSH
Today, I met with the Minister of Foreign Affairs of #Serbia, Marko Đurić @markodjuric, on the margins of #ADF2026.
— Ferit Hoxha???????? (@HoxhaFer) April 18, 2026
Our discussion focused on advancing bilateral relations through constructive dialogue and cooperation, to further consolidate economic and trade ties, recognizing… pic.twitter.com/iOEz1lBsc5
gjakdhjeri gerrki serv arrixhinji kosova eshte nje vend me zot dhe e di shume me mire se ju se crruge duhet te ndjek.......
Fytyra me e keqe dhe anti-shqiptare qe ka qene ndnjehere minister i jashtem.
Përkundrazi! Është e vetmja "fytyrë" që si një diplomat kariere me nivel dhe eksperiencë të gjatë nderon vendin e tij në arenën ndërkombëtare! Është i vetmi ministër i qeverive shqiptare në 35 vitet e fundit që ka peshë, autoritet dhe respekt në "oborret" e diplomacinë ndërkombëtare!
Hoxha fitir Turku......
A thu jan dakordu per Kosoven,ti 50 une 50 perqind,apo Shqipnia 50 perqind hise greqia,serbia 50 perqind,ferid hoxha,kryebashkiak i Kurbinit...