''Nuk mund të thuhet regjimi u tmerrua''/ Salianji: Protestat e PD-së dështim! Berisha është pengesë për opozitën

21 Prill 2026, 08:30Politika TEMA
''Nuk mund të thuhet regjimi u tmerrua''/ Salianji:

Ervin Salianji ka folur dje për garën për Kryetarin e PD me Sali Berishën dhe për protestën e 17 prillit.

I ftuar në “Studio24”, Salianji deklaroi se protesta e 17 prillit dështoi pasi nuk mblodhi shumë njerëz. Sipas tij, Berisha tani është kthyer në një pengesë për opozitën dhe duhet ndryshuar gjuha e komunikimit.

Për të, PD është në një gjendje më të dobët se 4 vite më parë.

“Nga ana përmbajtësore nuk sjell asnjë të re. Protesta është e domosdoshme. Pritshmëritë e ngritura nga Berisha ia ulin vlerën. Qoftë nga gjuha që Rama nuk do jetë më këtë javë më, kilometri i fundit, edhe gjuha më pas një gjuhë e tejkaluar dhe që dëmton opozitën. Nuk mund të thuhet që regjimi u tmerrua dhe Rama nuk po dijë ku të shkojë.

Duhet një gjuhë e re komunikimi. Berisha ka kontributet e veta, por tani është i pamjaftueshëm, bile tani është i dëmshëm. Duhet shpejtësi e madhe, duhet përballje e fortë. Kemi 13 vite dhe jemi shumë më dobët se më parë. Të gjithë elementët që kanë të bëjnë me deformimin e vullnetit të zgjedhësve janë njësoj si n 2021, dhe 2025. Gabim me zgjedhjen e kandidatëve për deputet. Një prej arsyeve pse protesta ishte dobët në pjesëmarrje, janë shmangur njerëzit në struktura që kanë kontribut. Aq njerëz PD i mbledh në një qytet. Duhej një strategji e re absolute.

Berisha tha Rama nuk mi vjedh zgjedhjet, e copëtoj Ramën. Vendosi një nen, nenin Basha që të hiqeshin elementët është apo jo farsë. Nëse PD as zgjedhjeve nuk është forcë qeverisëse kryetari i partisë e humbet funksionin. Nga pikëpamja legale Berisha nuk është më kryetar që nga 11 maji”,- ka deklaruar Salianji.

7 Komente

  1. S
    Shqipëria e Zhaklina-ve

    Na kini care carin me kete saljanin. Thame të hiqet berisha por jo te zvendesohet me një skuth të pashoq e me një vemje. Harruat kaq shpejt që ky për nje karrige politike bëri gjestit me të ndyre njerëzor ku futi në burg vëllain e kundershtarit politik?!?! Llogaritni vete tani se çfarë poshtërsirash mund të beje po të kete pushtet absolut. Kota neveria njerzore as emrin nuk duhet t'u permendet në media e jo me të jenë kandidat për kryeministra.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits//////////////////

      Ore cfare po ndodh tek Tema , si shume artikuj po dalin per Salianjin ????A mos ndoshta "kumbari" Mero po parashikon "kryetarin" e ardhshem te PD ?........sido qe te ndodhe , Salianji nuk mund te zevendesoje Berishen ne artikujt e Meros. Nuk e ka KAR-izmen e duhur per kete gje.O Mero , lutu qe Saliu te jetoje sa me gjate , se ndryshe gazeten tende do ta marre lumi......

      Përgjigjjuni
    2. o
      opozitarizem ndaj c'do pushteti

      Protestat e PD deshtim - kete dil ti Salianji e provoje atje ne shesh! Bej ti ca protesta te suksesshme e te dallohen pastaj qarte ato protestat e deri tashme te deshtuara. Se keshtu pordhe kot neper intervista me deklarata kane bere plot para teje por atje ne shesh askush nuk ka dale - kjo eshte dhe arsyeja pse Berisha ka mbijetuar ne politike! Nuk ka dale askush te jete me opozitar se ai perballe Rames sot, apo Nanos dje etj. Dil e bej opozitarizem me shume se Saliu, vetem keshtu e nxirrni ne pension. Ndryshe, duke u qurravitur kunder tij neper mediat e Pushtetit vetem diskretitoni vehten pa pritur te diskretitoheni nga opinioni.

      Përgjigjjuni
      1. t
        tironsi

        PD cete e spiunit te serbise. Keq qe skemi opozite na e ka marre serbi.

        Përgjigjjuni
        1. T
          TIRANA

          Serbi nuk ka nevoje per PD se i mjafton Rama gallof ashtu palos me dysh nen sqetull te Sander Vuckos.

          Përgjigjjuni
        2. U
          Ujku i Cërrikut

          Sa ëndëra të.bukura shikon ky Babale jeziti ! Megjithatë , plakut në krye të qoshesë , nuk ja bën veshi tërt për ato që llomotit Babalja posht e lart vendit me demokratët që nuk duan kryengritje paqësore , por me armë në dorë siç e kërkon dhe Luani i Myzeqesë .

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pilo

            Salianj Shko ne gjykate ta zgjidhesh kete pune mos e ler ne dore te Saliut ne preteksin se percahet partia sikurse e la Luli ndryshe ne mendojme se ti je hafije Saliut se po vepron si Luli.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje