Sara Mila: Bllokimi negociatave "fake news". PD nuk do që integrimin ta bëj Rama!

24 Prill 2026, 00:12Politika TEMA
Sara Mila: Bllokimi negociatave "fake news". PD nuk do që

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, është shprehur se nuk ka asnjë sinjal për bllokim të negociatave me BE-në. Ajo i ka quajtur këto lajme fake news, ndërsa ka theksuar se kapitujt e fundit priten të mbyllen deri në fund të vitit.

Më tej Mila ka akuzuar opozitën se po dëmton imazhin e Shqipërisë dhe procesin e Reformës në Drejtësi përmes deklaratave në arenën ndërkombëtare, përfshirë Brukselin dhe kancelaritë europiane. Sipas saj, kjo qasje ndikon negativisht në perceptimin e vendit në rrugën drejt integrimit në BE.

E ftuar në emisionin “Off the Record” në A2CNN, Mila u shpreh se retorika e opozitës ka një ndikim të caktuar, megjithëse procesi i integrimit, sipas saj, nuk është bllokuar sikurse pretendohet.

Deputetja socialiste ngriti shqetësimin se Partia Demokratike po vepron e motivuar politikisht, duke mos dëshiruar që integrimi europian të realizohet gjatë qeverisjes Rama.

“Ata po përpiqen shumë që të kapen pas një kauze politike, sepse nuk duan me asnjë lloj mënyre që 2030-ta të jetë viti kur Shqipëria shkon në BE. Nuk mund të them dhe nuk dua ta them që nuk e duan BE-në, por mendoj që nuk duan që kryeministri Rama dhe PS do ta bëjnë të mundur këtë ëndërr. Hedhin baltë mbi reformën në drejtësi. Kryesisht mbi procesin e reformës në drejtësi, mbi akuzat që ata i shfaqin pa kurrëfarë fakti dhe evidence, janë thjesht akuza politike, që BE nuk i konsideron, në raportet e tyre. Ata prapë mundohen duke zënë foltoret, duke çuar në veshët e vendeve anëtare, dhe patjetër që krijon dyshimet dhe pikëpyetjet e veta. Shqipëria ka edhe skeptikë. Mund të jenë edhe skeptikë historikë, me një gojëdhënë të opozitës dhe 'non gratës', mund të lindin dyshimet e veta dhe mund të marrin më shumë kohë për të vendosur për Shqipërinë. Kjo antireklamë është një shkak ngadalësimi”, u shpreh Mila.

6 Komente

  1. M
    Moj shoqja e Ze-qi-nese.

    He moj fshatarke qe rri gjithe diten ne sallonet e bukurise po laluce myzeqeje do te mbetesh moj fecke, po keni 13 vjet ne pushtet dhe fajin perseri e ka PD dhe Saliu qe Shqiperia nuk pranohet ne BE. Po si te pranohet moj me drejtesine e kapur nga Palloshi i Lubit, me Pordh-licine e shtetit qe paguhet nga grupet kriminale te te droges, me Gys Agasin kryeministrin hije, me Kar-can qe jeton ne shtepi me "qi-ra" dhe ka 3 vila keshtu thote avokati Edi Ramuti, apo me vjedhjet spektakolare te dengderave nga ministrat, deputetet, kyekaret e bashkive qe i keni ne burg dhe pjesa e mbetur ben parade para SPAK etj etj.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Iso

      Po jo moj Sara! Nuk e kanë politikisht por e kanë tradhetisht,armiqesisht e poshtersisht.A te kujtohet kur ishte elita e EU ne Shqiperi,bënë proteste vetem per ta ulur Shqiperine ne syte e EU.Dhe protestat qe bejne tani me molotov se protestues kane mbetur vetem ca budallenje,i bejne per t’ja futur sterkembeshin Shqiperse qe mos te futet ne EU sepse vetë jane te futur ku ne cdo kryeqytet apo qytet te rendesishem kane vila e biznese.

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xhepisti gjate

        Ha ha ha ha me mire futi nje pifal me kalastren o bufi

        Përgjigjjuni
        1. C
          Castriotas

          Ti qenke kare fare, si shoqet! Prape Saliu ua ka fajet? Saliu qe nuk di ku ka koken e vet? Vidhni e perdhosni drejtesi e Shqiperi dhe kujtoni se BE han bar! Por do ti villni mandatet e vjedhura per integrim e denim te 21 janarit dhe bllokimin e rrotacionit ne 2021. Ik ruaj pulat debile!

          Përgjigjjuni
          1. v
            vlora.vlora

            Mos na e shani Saren se pas xhackes,krfices ,belindes ,karcanajt eshte vene ne radhe per pastrim kokash peshku,e mbani mend si ishte Bela ?dose po u be modele ,dhe kjo ate rruge po ndjek se e do partia

            Përgjigjjuni
            1. b
              bucet qe do hane te zone

              Vazhdon marshimin drejt majave te ps-kjo qenie kanibale brenda llojit dhe me tej.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje