Opozita mbrëmjen e kësaj të enjte ka vendosur të braktisë sallën e Kuvendit, pas vendimit të kryeparlamentarit Niko Peleshi për të përjashtuar deputetin e PD, Luçiano Boçin. Demokrati, Belind Këlliçi deklaroi se po largohen në shenjë solidariteti.
Peleshi theksoi se masa ndaj Boçit nuk u dha në gjaknxehtësi dhe bëri thirrje që ata të mos solidarizohen me shkeljen e rregullores.
Belind Këlliçi: Do të largohemi në shenjë solidariteti nëse nuk merr fjalën deputeti Boçi. Është e paimagjinueshme. Nëse ju nuk gjeni mënyrën për të rikthyer normalitetin, për t’i dhënë të drejtën e replikës, kemi vendosur të largohemi në shenjë solidariteti.
Niko Peleshi: Z. Këlliçi, kemi 10 orë që diskutojmë këtu. Është marrë fjala në dy orët e para për procedurë. Është folur, të gjitha temat janë trajtuar.
Më besoni, z. Boçi nuk e kërkoi fjalën për replikë, zuri foltoren dhe nuk tha se ishte për replikë, filloi me gjuhën e vet jo parlamentare dhe jo korrekte, prandaj u mor masa. Masa nuk u dha në gjaknxehtësi. Mos u solidarizoni me shkeljen e rregullores, por të vazhdojmë seancën.
Luciano Boci një pedagog rrugac, individ që për karierë shet gjithcka, personalitetin, karakterin e fytyrën. Boci kohët e fundit ka filluar të bëjë dhe gangsterin. Është një nga 5-6 servilët që i qëndrojnë pas me temena Berishës me utarak në dorë. Shkurt një LANGO.
Luciano Boci ish kryetari i Fresh-it në elbasan i konvertuar më pas në demokrat.
PS-e rames, eshte shndrruar prej kohesh ne nje kufome, qe vazhdon te ndyje dynjane, dhe qe po zgjat koha e ceremonise se varrimit, gje qe ka bere, qe pd-te behet dhe me e pranueshme me moton ´´kur nuk ke pulen ha sorren´´.
Kufomat si Luci boksieri , dikur FRESSH -ista , kanë kaluar në PD-në e Sali non gratës , prandaj PD-ja ka ikur për lesh .