Gazetari dhe analisti Ben Andoni mendon se nismat dhe takimet e ish deputetit të PD, Ervin Salianji, janë të mirëpritura në parti, pasi nxisin debat dhe kritikë të brendshme.
“Ai po bën diçka dhe po i jep një energji të re PD-së,” tha analisti në një intervistë për News24.
Andoni shtoi se ndryshimet e mëdha politike nuk mund të arrihen nga individë të vetëm, por kërkojnë organizim, bashkëpunim dhe një grup të qartë që përcakton objektivat dhe strategjinë.
“Zoti Salianji me atë idealizëm që nisi në fillim, u braktis nga ata që nisën ta mbështesin, si z. Alimehmeti. Publiku nuk është i paditur. Kur sheh nga PS dhe PD, disa modele që shkojnë te roli i liderit kryesor, nuk të mbështesin. Ata duan grupe që marrin në dorë fatin e PD, si do të përballen me Ramën dhe se si do të reagojnë ata kur të marrin pushtetin. Ndaj, këto tubimet e z. Salianji janë të mirëpritura, demokraci. PD duhet përgëzuar për këtë pasi ka një kritikë. Salianji po bën diçka, po i jep frymë PD. Një njeri nuk mund t’i bëjë të gjitha, pasi duhet të ketë kushtet. Për të bërë revolucione, bëhen me grupime, me inxhinieri sociale. Duhet të kesh grup që shpall objektivat”, tha ai.
Haaa kenaqet ky Berrishiste i kamufluar..
Po ca fryme ai do denohet si bashkepunetore i armikut dmth i ps dhe sherbetore i Rames
Ti turipidh dhe ai mustaqemiu kusheri i ilir metes I jepni gjalleri shume.. Prapanicen tuaj! Media e kapur nga mafia! Asnje shqiptar nuk lejohet tr dale ne media,vec greke vllehe serbe LGBT rome GORANE... Cfare behet ketu??!!!