Porta e Alpeve, Rama: Synon të lidhë më mirë zonat e veriut me njëra-tjetrën dhe me pjesën tjetër të vendit

19 Prill 2026, 10:48Politika TEMA
Porta e Alpeve, Rama: Synon të lidhë më mirë zonat e veriut

Kryeministri Edi Rama thotë se Porta e Alpeve do të ketë investime prej 100 milionë eurosh, teksa synon të lidhë më mirë zonat e veriut me njëra-tjetrën dhe me pjesën tjetër të vendit.

Në podcastin “Flasim”, Rama u shpreh se në këtë projekt, përfshihet përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe transportit, investime në ujësjellës dhe menaxhimin e ujërave të zeza, si dhe ndërhyrje në zhvillimin urban.

“Një shënim, i cili besoj ia vlen, sepse në këto javë, në këta muaj, po flitet për Paketën e Maleve. Natyrisht, kur them po flitet kam parasysh, jo vetëm çka themi ne për të informuar publikun dhe, mbi të gjitha, për të informuar ata, të cilët e shikojnë nga jashtë Shqipërisë dhe dëshirojnë që të investojnë kursimet e tyre në tokën e të parëve apo në rindërtimin e një shtëpie të vjetër të gjyshërve mes maleve, por edhe çfarë thuhet nga shumëkush që, si gjithmonë dhe për gjithçka, deformon, devijon e kështu me radhë. Por nuk është kjo përmbajtja e këtij shënimi, por është ajo çka i shtohet Paketës së Maleve si një projekt i quajtur “Porta e Alpeve”, që përbën një ndërhyrje të drejtpërdrejtë me një investim masiv prej 100 milionë eurosh, i bashkëfinancuar me Bankën Europiane të Investimeve, për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit, me fokus turizmin malor. Është një projekt për të cilin kemi punuar për një kohë të gjatë, që synon të lidhë më mirë zonat e veriut me njëra-tjetrën dhe me pjesën tjetër të vendit, padyshim duke krijuar aksese të lehta dhe të qëndrueshme gjatë gjithë vitit. Përfshihet përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe transportit, përfshihen investime në ujësjellës dhe menaxhimin e ujërave të zeza, si dhe ndërhyrje në zhvillimin urban dhe restaurimin e asaj trashëgimie të vyer historike që ka edhe në zonën e veriut. Ndërkohë që, patjetër, nuk mund të ishte jashtë projektit edhe kujdesi për të siguruar, për të garantuar gjithë ato pjesë të mrekullueshme të natyrës që duhet të mbeten të paprekshme.

2 Komente

  1. N
    Niko

    Do mbushen dhe malet me plehra

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      beton dhe teqe/xhami, gezuar ramazon!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje