Presidenti Begaj pret Shefin e Shtabit të Ushtrisë Turke, theksohet aleanca strategjike në NATO

19 Prill 2026, 22:38Politika TEMA
Presidenti Begaj pret Shefin e Shtabit të Ushtrisë Turke, theksohet

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim zyrtar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Gjeneral Selçuk Bayraktaroğlu, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë mes dy vendeve.

Gjatë takimit u theksua se Shqipëria dhe Turqia mbeten aleate në NATO dhe partnere strategjike, me marrëdhënie të konsoliduara në planin politik, ekonomik dhe ushtarak.

Presidenti Begaj e vlerësoi bashkëpunimin në mbrojtje si të qëndrueshëm dhe në nivele shumë të mira.

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohje për mbështetjen e Turqisë në modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare, përmes programeve të arsimimit, trajnimit, zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse, si dhe ndihmës në fushën e emergjencave civile dhe shërbimeve mjekësore.

Në këtë kontekst u nënvizua edhe bashkëpunimi operacional në kuadër të misioneve të NATO-s, ku ushtarakët e të dy vendeve kanë shërbyer së bashku në Afganistan, Detin Egje dhe Kosovë, duke forcuar ndërveprimin dhe lidhjet mes forcave të armatosura.

Presidenti Begaj falënderoi gjithashtu Turqinë për ndihmën e dhënë gjatë tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë COVID-19, ndërsa vlerësoi kontributin e saj në misionin e KFOR-it, duke e cilësuar atë si një faktor kyç për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon.

2 Komente

  1. n
    nje e vertet e moddhe............

    shikoni di selcuket sa ngjajne....una facia una rraza.... allah uakbar!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Palloshi

      Bajrom:A e Ftove per ndo nje "Tope Hallva"???????

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje