Propozimi i PD për proporcional kombëtar me lista të hapura, Gjiknuri: Dakord ta diskutojmë, por duhet të preket edhe numri i deputetëve

22 Prill 2026, 15:20Politika TEMA
Propozimi i PD për proporcional kombëtar me lista të hapura,

Një ditë pasi Sali Berisha pranoi se partitë e opozitës po punojnë për një qëndrim të unifikuar për ndryshimin e sistemit zgjedhor në proporcional kombëtar me lista të hapura, ka ardhur reagimi i mazhorancës. Në një intervistë për gazetaren e Top Channel, Elda Menga, bashkëkryetari socialist Damian Gjiknuri deklaroi se PS është e gatshme të ulet në negociata politike.

Sipas tij, propozimi i opozitës prek ligjin themeltar të shtetit, ndaj është e udhës që të dyja palët të bien dakord qe të ulen dhe të rishikojnë Kushtetutën nëpërmjet një Komisioni të Reformës Kushtetuese, me kushtin qe ai   të prekë jo vetëm çështjen e sistemin zgjedhor, siç kërkon PD, por edhe uljen e numrit të deputetëve, propozim i bërë nga socialistët. Një pjesë nga intervista e Damian Gjiknurit për Top Channel.

Një ditë më parë Sali Berisha pranoi se partitë e opozitës po punojnë për një qëndrim të unifikuar për kodin e ri zgjedhor. Kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor në proporcional kombëtar me lista të hapura. Cili është qëndrimi i Partisë Socialiste?

Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore: Duhet theksuar së pari se reforma zgjedhore bazohet te rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe, siç e dini, për sistemin zgjedhor s’ka rekomandim. Kjo do të thotë se s’ka një sugjerim apo recetë të caktuar për çështjen e reformimit të sistemit elektoral.

Megjithatë, pasi dëgjova publikisht (pasi nuk e kam parë konkretisht se cili është propozimi i tyre) por dëgjova një qëndrim të ri politik që një pjesë e opozitës do të unifikojë pozicionin e saj nëpërmjet paraqitjes së një propozimi për sistem proporcional kombëtar, them se sistemi zgjedhor është një çështje e përcaktuar në Kushtetutë.

Pra, nëse ne do të shkojmë drejt ndryshimit të sistemit zgjedhor, do të duhet të prekim Kushtetutën, pasi aty është përcaktuar qartë edhe sistemi zgjedhor që kemi në fuqi. Në këto kushte, mendoj se është e udhës, siç edhe PS, meqë kjo është çështje vullneti dhe dëshire, pra s’ka një rekomandim,  atëherë edhe PS ka pasur një propozim publik për rishikimin e numrit të deputetëve.

Është e udhës që të dyja palët të bien dakord të ulen dhe të rishikojnë Kushtetutën nëpërmjet një Komisioni të Reformës Kushtetuese, që prek çështjen e formimit të Kuvendit, numrit të mandateve dhe njëkohësisht edhe çështjen e sistemit zgjedhor, e cila patjetër duhet të konsiderohet, çdo lloj propozimi, për t’u shqyrtuar nga të gjitha palët që do të jenë pjesë e këtij komisioni.

Pra, po ftoni opozitën në negociata për ndryshime kushtetuese?

Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore: Çdo ndryshim në sistemin zgjedhor kërkon ndryshim në Kushtetutë. Do të thotë që ne pranojmë të ulemi ta shqyrtojmë, duke marrë në konsideratë edhe propozimet tona, se në fund të fundit edhe mazhoranca ka të drejta të barabarta. Kjo është çështje e sovranitetit politik dhe, siç thashë, është dëshirë e forcave kryesore politike.

Nëse ata do të duan ndryshim të sistemit zgjedhor dhe kanë dalë me këtë propozim që kërkon prekjen e Kushtetutës, edhe ne mendojmë se ka ardhur momenti të ngrihet një komision ku të shqyrtohet edhe propozimi ynë për uljen e numrit të mandateve në Kuvend, dhe patjetër gjithçka tjetër që lidhet me gjithë atë superstrukturë kushtetuese që ka vendi.

 

19 Komente

  1. P
    P

    Uleni mo ate numurin e deputeteve,140,jan shume,100-110 jan mjaftushem,se shumica atje marin rrogen kot.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Torino

      Bejeni Damian te shikoni sa jeni te votuar!E pate Bracen qe se doni asnje nga ju,sa vota morri ne diaspore?Dhe do ti marri prape!

      Përgjigjjuni
      1. J
        JKB

        Sistemi zgjedhor duhet patjeter mazhoritar, ne menyre qe te fitojne njerezit me vlera dhe partite te mendohen mire kur te paraqesin kandidatet. Vetem keshtu nuk do te kene me vend kungujt ne Parlament dhe deputeti nuk do te jete i varur e sahanlepires i kryetarit te partise.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bujar Kanapari

          Nuk mund te jete sistemi 100% mazhoritar sepse nje parti teorikisht por dhe praktikisht, mund te marre edhe 20 % te votave dhe te mos marre asnje mandat deputeti. Sistemi me i mire eshte i alternuar qe ne e patem, ku shumica deputeteve zgjidhen me mazhoritarin dhe nje pjese plotesohet me propocionalin qe ka marre secila parti.

          Përgjigjjuni
      2. M
        Martini

        Por, pragu jo me i ulet se 7%

        Përgjigjjuni
        1. D
          Doda

          Tango e deshtuar e dy partive nen muziken e viteve 90 qe nuk I ndjek askush ! Bejne marveshje te pista dhe jane jashte relitetit ! Po mbajne peng shqiptaret ! Po vonojne tranzicionin ! Duhet zhvillim nga posht nga intelektual te rinje, te arsimuar jashte ! Keta jane te dy te korruptuar Berish Ŕame. Jane klane. Jane African skane lidhje me Europen !

          Përgjigjjuni
          1. k
            kris

            Rilindja ka frike nga zgjedhjet me lista te hapura sepse Rama do te humbase kamikazet e vet .Ajo u tregua e patrembur me 2008 kur cfrytezoi friken e Saliut per te ndryshuar kushtetuten dhe nxjer si preteks rekomandimet e ODHIR.Kur ka interes Rama thote nuk pyesim boten.Tani pse e pyet? Kur LSI propozoi uljen e numerit te deputeteve Rama nga Beogradi e quajti te papranueshme.Si ndryshoi mendim? Rilindjes i intereson ky sistem zgjedhor se mban ne fuqi Sulltanin e Surrelit dhe do gjeje arsye per ta zvarritur ndryshimin e sistemit

            Përgjigjjuni
            1. D
              Demokrati I 91

              Propocionali kombetare e le PD ne opozite te perjeteshme pavaresisht nga koalicioni.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bujar Kanapari

                Ky sistem qe eshte e le PD dhe Opoziten ne ne opzite te perjetshme dhe Socialisten ne pushtet te perjetshem. Nuk e di si i ke bere llogarite. PS me kete sistem ne cdo zgjedhje parlamentare merr nga 7 deri 10 deputet me shume se çe meriton. Partia e Lapajt me propocional do kishte 7 deputet dhe jo 1 deputet. Limiti prej 7% per tu futur ne parlament eshte antikushtetues. Nuk duhet te kete limit me shume se 3%.

                Përgjigjjuni
              2. D
                Demokrat prej natyre

                Talluni me shqiptaret dhe demokracine se kenj gjet shesh e beni pershesh, por mund te shkoni dhe per lesh dore per dore me te dashurin tuaj Sali...

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Foni

                  Ne jemi shtet shumë i vogël, numri i popullsisë mund të bjerë edhe nën 2 milion banorë. Një numër prej 61 deputetësh do të ishte përsëri i lartë, por tek e fundit si hap i parë është i mjaftë. Ne do të hyjmë dhe në Europë. Për kënaqësinë shpirtërore të politikanëve tanë, disa mund të jenë deputetë dhe të parlamentit europian. Kështu që dëshira e zjarrtë e politikanëve për të qënë pa tjetër deputet sikur pjesërisht merr zgjidhje duke i bërë të dy numrat bashkë.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Luli

                    Shume kunguj e medioker nuk e meritojne te kene emrin deputet por jane listat e kryetareve qe i bien aty. Mendoj se 100 jane mjaftueshem pasi paguhen shume per nje vend te varier qe nuk prodhon asgje dhe hajdutlleku eshte me shumice nga lart poshte. Listat te hapura edhe vetem ata qe votohen te jene aty edhe asnje deputet me liste. I shikojme perdite ata te listes si gomari Noka kerrici i Balliut e shume te tjere qe i rendojne tokes kot.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Degelisi

                      70 deputet dhe Jo me shume

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Salehu

                        71 deputet do ishin prefekt, shtete si gjermania me 600 deputet qe ashte mbi 90 miljon pjesto me 3,7 miljon, shikoni sa del, futja ne parlament e null nokes krricit dosen vokshi hesmeri I bregut lumit, kufiri me 5%

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          Ganiu

                          E mer Damian Reformatori , te shkoi Jeta Reforme, Shqiperia paguan Taksa , qe Damiani te beje Reforma cdo dy vjet

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dani USA

                            Sistemi zgjedhor i propozuar dhe me Deputet ne parlament jo me shume se 80 eshte shume propozim i mire se deputeti zgjidhet nga populli dhe jo ushtare te kryetarit e 80 deputet eshte mire se Shqiperia eshte katandisur Sa nje qytet i zakonshem po u zbatua ky propozime do te jete mire per Shqiperin shpresoi te mirattohet.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Aqif Kopertoni

                              Sistemi proporcional kombetar do ishte me i miri per ne pasi sot qe flasim me kte numer votash partite e vogla opozitare do merrnin shume me teper deputet. Numri i deputeteve per rrjedhoje duhet te bjere dhe te jete nga 80 deri ne 100. Pragu nuk ben sens pasi secila parti apo levizje te kete ne parlament bazuar ne votat qe ka marre ne popull. Jemi shume vend i vogel per te patur prag. Lista e hapur nuk eshte gjithmone zgjidhje pasi do ndihmonte personat qe kane mundesi ekonomike me te mire se te tjeret. Jane ne gjendje te paguajne njerez per fushata dhe per te qene te pranishem ne media. Pra ne nje vend me pseudodemokraci si i yni listat e hapura do mund te conin edhe kriminile ne parliament. Dhe ne kemi dhene prova qe jemi te zote per kesisoj rezultatesh.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Pensionisti 100€ me 20 vite punë në in.naftës

                                Nga fillimi i "demokracisë" dhe deri tani, kodi zgjedhor është bërë si ka dashur Sala, edhe kësaj rradhe ja plotësoni dëshirën, prapë në opozitë ka për të ngelur! Kodi duhet ndryshuar dhe numri mos kalojë 100 të paktën të jenë 50 të saktë dhe 50 kunguj, jo si tani 95% kunguj!

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  LORA

                                  Nuk m'e ha meraku per kodin zgjedhor,qe e bejne dhe eshte ne interes te partive. Mua,si individ,m'e duhet kualitet tek ligjvenesi,majtas-djathtas. Per Shqiperine tone me 2.5 milion banore nje numer i reduktuar i vendeve ne parlament (jo me shume se 71 deputet ) eshte nje parameter qe gjeneron kualitet shume me te mire ligjvenesish dhe proces me te besueshem zgjedhjeje nga shqiptaret.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje