I ftuar në Report Tv, analisti Albatros Rexhaj u shpreh se dhuna është një ndër arsyet kryesore përse qytetarët nuk i përgjigjen thirrjes së Sali Berishës për protestë. Ai shtoi se opozita nuk ka fituar ende besimin e shqiptarëve.
Protesta e Partisë Demokratike më 17 prill në Tiranë, do të mbahet mend edhe si një ndër protestat kombëtare më të injoruara nga qytetarët në vitet e fundit. Pjesëmarrjen minmale, Rexhaj e shpjegon me besimin e ulët që shqiptarët kanë te Partia Demokratike, dhe që vjen vazhdimisht në zbritje.
“Shqiptarët janë të njohur për aftësinë e tyre për të protestuar, për t’u ngritur dhe për të shkundur themelet e shtetit. E kanë bërë këtë përballë komunizmit, vitet e hershme ’90, e kanë bërë në vitin 1997. Pamë që protestuan edhe studentët pa asnjë ndërhyrje politike, i mbushën sheshet. E gjitha kjo na tregon se kur njerëzit besojnë se kauza është e drejtë, atëherë nuk ka forcë politike apo tjetër që mund t’i ndalë ato”, tha Rexhaj.
Ai shtoi se dhuna nuk e ndihmon kauzën e opozitës.
“Momenti kur Berisha del me flamur dhe pastaj fillojnë fishekzjarret, mund të jetë me qëllim, mund të jetë pa qëllim, por fakti që ka ndodhur disa herë ka krijuar përshtypjen se ai është sinjali për të filluar bombardimi me mjetet piroteknike. Kjo nuk është diçka që po le shije të mirë”, tha ai.
Une se kuptoj kete , kur e ka thene opozita ose drejtuesit e saj qe duam te vime ne pushtet ?? Kurre gjall ne Bot , nuk eshte degjuar asnjehere dhe nga asnje slogani qe nenkupton ardhjen ne pushtet ….thjesht justifikojne parate e rusit per destabilizim ….te kishin mendje dhe qellimin te vinin ne pushtet do silleshin ndryshe , sot ne mbare Boten e civilizuar nuk vjen ne pushtet me dhune …thjesht kufoma Sali do te justifikoje parate e ruseve , heleneve , serbeve , te gjithe keta kane nje qellim ….destabilizimin e Shqiperise arsye te ndryshme qellimi i njejte …..