Reforma Zgjedhore, Shehi: Të ndryshojmë rregullat e lojës, pastaj flasim për lojtarët që do zbresin në fushë

22 Prill 2026, 21:15Politika TEMA
Reforma Zgjedhore, Shehi: Të ndryshojmë rregullat e lojës, pastaj

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka komentuar reformën zgjedhore dhe bisedimet me Sali Berishën, duke theksuar nevojën për ndryshimin e rregullave të procesit zgjedhor përpara çdo diskutimi tjetër politik.

Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN Shehi u shpreh se thelbësore është krijimi i një gare të barabartë që në nisje, pasi sipas tij, nëse rregullat janë të padrejta, rezultati i zgjedhjeve ndikohet që në fillim.

Të ndryshojmë njëherë rregullat e lojës, pastaj se çfarë lojtarësh do zbresin në fushë dhe çfarë uniforme do të kenë është tjetër punë, por nëse nuk hyjmë të barabartë në një fushëbetejë, që në fillim fare zgjedhjet marrin një rrugë siç e kanë marrë në këto vite. Nuk kam ndonjë paragjykim për numrin e deputetëve, më intereson mënyra se si zgjidhen deputetët, se nga një proces elektoral, del një derivate politik. Nëse që në fillim ke vendosur rregulla të shtrëmbta, ku ky lloj produkti del, është paragjykuar që në fillim. A duan 140, apo 100 deputetë, s’jam kundër kësaj. Edhe po të bëhen 100 deputetë nuk shoh gjë të keqe, por mënyra si do zgjidhen deputetët kjo më intereson më tepër”, tha Shehi.

Kjo që kanë bërë është rrugë e mire, uroj që të shkojë përpara. Ky është proces. Koha tregoi që kjo formulë zgjedhore që kemi përdorur ishte e gabuar”, shtoi kreu i LZHK.

6 Komente

  1. M
    Miri

    Reformën t'a beni por po u bete me nongraden qe ka djegur shqiperin per familjen e tij harram ju qofte

    Përgjigjjuni
    1. K
      Ky eshte dashi qe i shkon dhelpra mbrapa

      Pasi hengri 35 vjet qyl dashi,u kujtua per rregullat e lojes dhe per lojtare si muli e co

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dashi nikoqiri i politikes

        Dashi i thote Luanit ik ore Luan se je non grata por per veten e vet Dashi nuk iken por ri aty si M. pas kepuces se politikes qe Dashi i eshte ngjitur edhe nuk shqitet dot. Po si te iki Luani apo Luanet more Dashi.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bake

          Akoma lojtar eshte ky xhaja?......... Sa jane shtuar keta parazitet, po ngelet si vemje mbrapa bythes se Salehut or plera

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arber

            Ik more bajge demokratikase , pijanec i pandreqshem , per nje gote raki je shnderuar ne langaraq

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bum. Bum

              "2 qofte 1 teke raki të lutem." Ja kaq e ke kapacitetin or taj

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje