Mbi 7 milionë euro! Kaq para kanë përfituar 140 deputet gjatë vitit të shkuar. Të dhënat nga Kuvendi tregojnë se vetëm për paga, për ligjvënësit shqiptarë janë shpenzuar më shumë se 453 milionë lekë apo rreth 4.6 milionë euro. Shtatori, pasuar nga tetori, nëntori e dhjetori rezultojnë muajt me shpenzimet më të larta për rrogat e “përfaqësuesve të popullit”.
Ndërkohë për udhëtime brenda e jashtë vendit, pjesëmarrje në komisionet parlamente apo rimbursim të telefonit e pagesave të fjetjes në hotele, deputet shqiptarë kanë përfituar më shumë se 241 milionë lekë apo rreth 2.5 milionë euro. Në linjë me rrogat, edhe shpërblimet më të mëdha janë dhënë në muajt e fundit të vitit.
Të dhënat nga Kuvendi tregojnë se shpenzimet për pagat përbëjnë 54 për qind të totalit të parave të paguara për 140 ligjvënësist shqiptarë gjatë vitit të shkuar, ndërsa pjesa tjetër janë shpërblime dhe rimbursime.
Në drejtim të honorarëve, udhëtimet brenda dhe jashtë vendit përbëjnë pjesën më të madhe të shpenzimeve me 24 për qind, ndjekur nga shpërblimet për pjesëmarrje në komisione, telefoni, qiratë dhe hotelet.
Shpenzimet për 140 përfaqësuesit e popullit në Kuvend janë zgjeruar ndjeshëm që nga gjysma e dytë e vitit 2023. Deputetët e majtë dhe të djathtë i bashkuan votat për të votuar projektligjin që rrit pagat për pozitën e presidentit, kryeministrit, ministrave, deputetëve dhe punonjësve të administratës publike.
Mulino e kemi me kimet...Vetem Nexhmija te prishte parate e popullit.Edhe nexhmijetce some dine te prishin parane qyl
I raftë kanceri familjarisht të gjithë atyre që vjedhin,korruptojnë dhe shkatërrojnë djersën e popullit të mjerë.Djadhtas,majtas,lart,poshtë,qeveri,opozitë.
Mos i hengshin!! Populli nuk ka bukë të haje. Po vuan dhe hiqet zvarrë...pse nuk u hie nje rrufe dhe të zhduken duke filluar nga Palloshi.
Mbreteri e Bashkuar mbi 65 milione banore ka 600 depute dmth 1/100000 . Me kete raport rreth 20-22 deputete vertete cilisore duhen ne Alb. Eshte mbushur koteci me Noke, Ndoke, Pyke e Pyka qe nuk dine as te flasin shqip sakte ...
Gomari, kur ndau mendte, i ngelen ne fund per vehte aq sa ka (pak). Per kompesim perendia i dha per te ndare Hajdarin, dhe gomari me aq pak mend sa i ngelen, tha te sigurohem per vehte ne fillim, dhe, mori per vehte i pari go0xha Hajdar. Keta jane deputetet tek ne.
Edhe 80 deputetë janë shumë për një vend si Shqipëria.Janë 80 mashtrues në kurriz të shqiptarëve. Ndoshta numri nuk duhet të jetë më shumë se 60 dhe tu hiqen privilegjet. Tepër e kanē edhe rrogën.
Si ju shkon mendja te rritni pagat per te gjithe emrat e petcaktuara ne pozicione te caktuara.Si mund te paguhen me rritje te pagave keto njerez athua se u rriten pagat e punonjesve ? Ju lumte se inflacionin ju e ndjeni me shume se populli se jeni ajka e krytarve te 2 partive qe ne cdo moment asgje nuk behet pa miratimin e interesave te ketyre njerzve qe ne cdo moment vetem te vjedhja e buxheyit te taksa paguesit .
E ca faji kane deputetet?!Ata kane rene si lopa ne jonxhe.A e dini ca i ndodhe lopes kur bie ne jonxhe?!Ha e ha e ha sa i behet barku kacek pi uje e lastaj plase.Prandaj fshataret me perpara nuk e linin lopen shume te kulloste ne jonxhe.Lopes i behet barku kacek kurse ketyre dhjerputeteve u kane zene trute mish.