"Shefave të PD tani iu mbush mendja", Dash Shehi flet për marrëveshjen me Lapajn e Berishën: Çfarë jemi ne, Kina?

23 Prill 2026, 11:50Politika TEMA
"Shefave të PD tani iu mbush mendja", Dash Shehi flet për

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në opozitë sa i takon ligjit të ri zgjedhor, duke shprehur skepticizëm për dakordësinë reale mes palëve, por edhe shpresë për ndryshim.

I ftuar në Off The Record me Andrea Dangllin, Shehi tha se shpreson që diskutimet të shkojnë deri në fund dhe të prodhojnë ndryshimet e kërkuara prej vitesh.

Ai kritikoi ashpër formulën aktuale zgjedhore, duke e cilësuar si një ligj që ka favorizuar Partinë Socialiste dhe ka dëmtuar vetë opozitën.

Sipas tij, ligji ekzistues “ka dhunuar dhe rrënuar demokracinë”, duke lënë jashtë loje forcat e reja dhe alternativat politike.

I pyetur mbi pikat konkrete të dakordësisë, Shehi u shpreh se deri më tani nuk ka një marrëveshje të qartë, por iu referua deklaratave të fundit të Sali Berishës për një sistem proporcional kombëtar dhe hapjen e listave.

“Urojmë që të shkojë deri në fund kjo punë, të bëhet ai ndryshim që ne kemi vite që e kërkojmë. Por, me sa duket, këtyre shefave të PD-së tani u është mbushur mendja që kishin bërë një ligj në favor të Partisë Socialiste, për të mbajtur një grup aty përqark vetes dhe kundër opozitës. Një ligj që ishte jo kundër kundërshtarëve, një marri që i dhuronte të tjerëve me mijëra vota. Shpresoj që t'i ketë ardhur arsyeja, ta kuptojnë që me këtë ligj nuk shkohet më përpara”, tha Shehi në Off The Record me Andrea Dangllin.

Kur u pyet se për çfarë janë dakordësuar, Shehu u përgjigj: “Deri tani nuk jemi dakordësuar hiç, por dëgjova Berishën që thotë se “jemi për proporcional kombëtar, jemi për të hapur listat”, dhe uroj që të jetë kështu, mos të jetë taktikë 2-javore apo 1-mujore. Uroj të merren seriozisht për këtë punë, se ky ligji që është e ka dhunuar dhe e ka rrënuar demokracinë, atë pak sa kishim. I ka nxjerrë jashtë loje të gjithë forcat e reja, alternativat, idetë e reja. Plus, një proporcional kombëtar do të ishte shumë i favorshëm për Shqipërinë. Ne po bëhemi 2 milionë njerëz. Ç'kuptim ka Shqipëria të ndahet në 12 provinca. Pse, çfarë jemi ne, Kina? Një proporcional kombëtar edhe nga ana morale e bashkon Shqipërinë”.

“Ky është hapi i parë, i vogël, por korsia është e duhura. Pastaj, a do arrijnë Berisha dhe Edi Rama të kapërcejnë mbi veten, ta kuptojnë që i kanë bërë një dëm të madh demokracisë e lirisë me atë marrëveshje, që ka prodhuar këtë regjim. Koha tregoi që kjo formulë zgjedhore që kemi përdorur ishte e gabuar. U bë gati 15-16 vjet. Ky është rezultati. Pse ankohen?”, shtoi Shehi.

13 Komente

  1. e
    erdogan

    12 zona elektorale kur nderkohe votuesit gjithsej te Shqiperise jane sa votuesit e nje lagje periferike ne Stambolli.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Votuesi

      Po mor zotni! Të jenë përsëri deputetë ti Fatmir Mediu , Eqirem Spahiu, Adriatik Alimadhi dhe ca të tjerë pa asnjë votues.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vorpsi

        Bravo Dasho! E perlave edhe nje mandat deputeti. ( po te jesh gjalle pas 3 vjetesh). Ti je me keq se Saliu. Nuk i shqitesh parlamentit. Thjesht je version zvarraniku Tironc hesapi.

        Përgjigjjuni
      2. K
        Komentuesi

        JO LAPAJ, MO POR LLAPA,,,,,,LL A P A Q E N

        Përgjigjjuni
        1. 3
          33 vjet députét

          Ky pijanec mejhanash ndihet keq pasi Bufi i hoqi titullin monument kulture mbrohet nga PD.

          Përgjigjjuni
          1. n
            nje pace dhe nji pilaf

            sa vjec vajte a Dash faqorja. Akoma do te hash qyl ne politike.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kreshniku

              Pragu minimal jo me i ulet se 7 %

              Përgjigjjuni
              1. M
                Ms

                Prototipi I qelbesires qe prodhoi " Liri--Demokracia " berishiste, zhvat te xhvasim ...Dhe KY milet I Degjon , I shikon dhe I voton ... S'kane faj shehet , medinjte , tritanet , bacet dhe bocet ! " Demokracia " shqiptare paska ardhur per maskarenjte dhe kriminelet .

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Cen Dymi

                  Ua Ua moj Gra thonin ne sokak grate e lagjes ne Tirone kur shikonin ne kohen e Mbretit Zog , kur ndonje derdimen si Dash Nofllashtremti , Dash Magazinjeri , Dash Gjiza

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Iso

                    Te kam thene o dash,mos pi shume se e more ne qafe dhe bamken dhe nuk po flet më me heshtje! Ja mbaruat rakine Pates ke shkolla “Kuqe”.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Temi

                      Dashi-Partia

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Hasoni

                        Dash, ti Llapaj etj. nuk kini fare vota, PDS(partia demokratie e Saliut) ka pak! Ky eshte problemi kryesor! Ato qe thuaj zoterote jane sofizma me te cilat ti ke nje jete qe ha buke duke u hequr si i qute dhe babaxhan!

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Arjan

                          Akoma edhe mbas 35 vjetesh (mbas 4 vjetesh njesoj si Enveri) nuk e ken te qarte se kush eshte Saliu? Ai edhe 4 vjet do qe te jete ne krye te PDs sa te shpetoje familjen nga burgu. Per vete nuk pyet shume (edhe pse eshte frikacak i madh) sepse mbas 4 vjetesh ai do jete me te shumtit.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje