Shpërthen anëtari i PD Fushë-Krujë: Gara për kryetarin një farsë e shpifur, Flamur Noka dhunon e poshtëron demokratët

19 Prill 2026, 13:45Politika TEMA
Shpërthen anëtari i PD Fushë-Krujë: Gara për kryetarin

Një reagim i ashpër ka ardhur sot nga Besmir Haliti, anëtar i Partisë Demokratike, dega Fushë-Krujë, aktivist, aktor, regjisor dhe studiues i arteve, i cili denoncon si farsë të shpifur garën që po kryhet për Kryetarin e PD-së së Krujës.

Haliti thotë se dhunimi dhe poshtërimi që Flamur Noka u bën anëtarëve dhe strukturave të PD-së në Krujë dhe Fushë-Krujë është i paprecedent.


Reagimi i plotë:

Prej ditës së sotme deklaroj se nuk jam më anëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë


Gara që po zhvillohet sot për kryetarin e PD-së, dega Krujë, është një farsë e shpifur antidemokratike, e gatuar dhe e dirigjuar nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, si dhe nga grupe interesi të lidhura me të dhe me kandidatin e favorizuar, Aulon Kalaja, duke dhunuar dhe poshtëruar një masë të gjerë anëtarësh dhe strukturash. Dhunimi dhe poshtërimi që Flamur Noka u bën anëtarëve dhe strukturave të PD-së në Krujë dhe Fushë-Krujë është i paprecedent.

Kandidatura përballë z. Kalaja, përveçse është një kandidaturë e stisur dhe e propozuar në mënyrë antistatutore, është edhe një kukull e vendosur në garë si ornament. Emrat e miratuar nga Flamuri (sepse është botërisht e ditur që Flamuri është kryesia) nuk janë të rastësishëm. Janë përjashtuar nga e drejta për të garuar emra të rëndësishëm dhe me kontribute historike në PD-në e degës, kryesisht në Fushë-Krujë. Përjashtimi i tyre është i qëllimshëm dhe justifikon atë çfarë kam thënë më lart.

Emrat e këtyre kandidatëve janë propozuar në bazë të statutit, duke u mbledhur kryesia dhe aktivi i degës Fushë-Krujë; ndryshe nga Kruja, ku nuk ka pasur asnjë mbledhje të tillë zyrtare. E them këtë sepse z. Ismalaja vjen si propozim i degës së Krujës.

Baza nuk u pyet dhe as u mor në konsideratë mendimi i saj për asnjë çast. Influencat dhe grupimet e interesit, që i kanë zgjatimet deri në Partinë Socialiste, si dhe konfliktet e interesit që janë verbuese dhe fyese në këtë garë, u pyetën dhe, me arrogancë e paligjshmëri të pashoqe, u avantazhuan.

Bashkimi i dy degëve është një gabim trashanik politik. Koha do të na japë të drejtë neve që e kundërshtuam. Ndërsa krijimi i një gare farsë është një katastrofë për Partinë Demokratike të zonës së Krujës. Me këtë akt të turpshëm farse, ajo është e përçarë, e shkatërruar dhe e dobët.

Kam refuzuar farsën zgjedhore në verën e vitit 2017 midis Lulzim Bashës dhe Eduart Selamit, duke mos marrë pjesë dhe duke e braktisur Shqipërinë në vjeshtën e po atij viti për të studiuar dhe punuar në Itali. Jam kthyer në prill të vitit të kaluar dhe menjëherë kam filluar të jap kontributin tim modest për Partinë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, duke menduar dhe shpresuar se, pas rithemelimit, kjo parti kishte nxjerrë mësime të mëdha nga e kaluara e afërt dhe e hidhur politike.

Shpresoja se do të bëhej një parti më e drejtë, një parti më e kujdesshme, një parti që respekton ligjin e saj; shkurt, një parti më demokratike. Por jo vetëm që nuk ka ndodhur asnjë nga këto, por rasti i turpshëm i Krujës tregon se gjendja e demokracisë dhe e respektimit të ligjit, të garës dhe të kontributit është përkeqësuar edhe më shumë që nga vera e vitit 2017.

Refuzoj me forcë dhe përbuzje edhe sot garën farsë për kryetarin e degës së Krujës mes z. Kalaja dhe bashkëpunëtorit të ngushtë të xhaxhait të tij, z. Ismalaja. Do të kishte qenë më e ndershme, më e pranueshme dhe më burrërore nëse Flamur Noka, me miratimin në heshtje të z. Berisha, do ta kishte emëruar z. Kalaja. Është më e pranueshme vetoja sesa tallja. Por, siç duket, përvojën e gjatë në politikë e errëson arroganca.

Një anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë, një burrë i nderuar dhe i ditur, një herë më pati thënë: “Besmir, kjo s’ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë partia jonë.” Fjala ishte për aspiratat e vërteta për liri, demokraci dhe ligj.

Zoti Berisha, në foltoren e Krujës, mua personalisht më tha: “Ne s’kemi punë të ndërhyjmë në garën tuaj këtu.” E pra, jo vetëm që u ndërhy, por u dirigjua dhe u diktua në mënyrën më brutale.

Idro Montanelli thotë: “Për mendimin tim, e djathta nuk është ideologji. E djathta është një mënyrë e caktuar sjelljeje karshi asaj që është publike dhe ndaj shtetit.” Sjellja e djeshme dhe e sotme e PD-së, e liderëve dhe funksionarëve të saj të lartë — jo e të gjithëve — nuk më përfaqëson më.

Aspiratat e mia të djathta për një PD demokratike, të lirë dhe të drejtë nuk janë përmbushur dje dhe nuk përmbushen as sot. Janë fyer dje dhe po fyhen rëndë edhe sot.

Ndaj energjinë, dijen dhe aftësitë e mia — ato që janë — do t’i vë gjithmonë në shërbim të vendit tim, si patriot dhe nip e stërnip patriotësh. Por kurrë aty ku tallen me veten, tallen me të tjerët dhe tallen me vendin.


*Besmir Haliti: anëtar i partisë demokratike dega Fushë-Krujë. Aktivist. Aktor. Regjisor dhe studiues i arteve (Teatër-Kinema).

16 Komente

  1. V
    Vlesht

    Ca eshte kjo or Flamur? " Memecit I erdhi goja" ! Perjashtoheni sa me pare!

    Përgjigjjuni
    1. ,
      ,,,,,,,,,,,,

      I paska syte skic si Kozma Dushi

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tau tau

      Po kjo është më e bukura paska shpërthyer vullkani hahaha Me Elisën si shkojnë punët Deputete nuk është Shikojmë qimrn në sy të pd së Por traun në sy të ps marzalla nuk e shef kush

      Përgjigjjuni
      1. S
        Salmut Ramut Brrisha.

        "Tau tau"! Bravo evlati jem, trapat si toj nuk kon brire or ropt ku ti kesh se na fulliqe.

        Përgjigjjuni
      2. I
        Ish demokrati krutan

        PD e Fushë Krujës duhet të tregohet vigjilente pasi keni brenda jush kolonën e pestë të nongradës Aulon Kalaja.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Muharem Kaso

          Ik mer kelysh komunisti

          Përgjigjjuni
          1. K
            Komunisti skandinav

            Pse çuditesh. Të gjithë ça janë poshtë Berish komunistit, janë klysha komunisti.

            Përgjigjjuni
          2. K
            Katunari

            Taman kthehet llogaria kte kalane e perdhunoi aji prokurori mafioz ndoja boni pak zhurme dhe e mylli,me i bo qefin pas shkopit te gomes qe hongri ne bythe per merita ndaj partise e bojn kryekar!ju shko ktyne se dhe aji tritani shehu e pati more ne bythe po nji pras te madh thone.

            Përgjigjjuni
          3. D
            Duhete return protestants prokurori duhete hetua g

            Krijon partite te re dhe di lne shesh jane 30 40 veta do dali ne shesjh 1 lulizim basha 2 ismet elezi 3 lega zogu 3 kryeziu 7 kreshnik spahiu 7 niko lesi 9 vjollca osmani 11 kujtim gjuzi 12 maliw bushati mustafa kruja merlika iri 14 isa mustafa 15 fatmir sejdiu jajaga djali bashkim kopliku 18 djali pjeter arbnori 19 sander lleshi

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sefer Daja

              Çfar gjuhe eshte shkrujt ky koment

              Përgjigjjuni
            2. D
              Dire Straits///////////////

              O Besmir, o te qifsha ropt, spiuni i Salianjit. Doktorrit ti hash mutin. Po qe se Shqiperia eshte DEMOKRATIKE, kjo eshte vetem ne saje te zgjedhjeve konkuruese dhe te ndershme qe zhvillon doktor Berisha.

              Përgjigjjuni
              1. H
                HM

                Sec goxha burre e Demokrat famoz paske qene , na bind plotesisht , sepse me doren tende shkruan se je larguar nga levizja Basha , levizje me mbeshtetje Amerikane , dhe ke shkuar me kopacet ne dore per te rikthyer ne krye te qoshese sh. Sali , dishepullin e sh. Ramiz . Ik , more qafe thyer, .mos na cake derrasat !

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Krutani

                  Ka mare fund PD-ke bashke me kryetarin tone Sali Berisha.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Paco

                    Me vjen keq se ke studiuar dhe punuar ne itali dhe u ktheve perseri per te kontribuar se mendove pd eshte rregullu me fal nje pietie beni vetes kush eshte krietar i pd dhe perse behej demostratat dhe kush e shantazhon shqiperin ne parlamentin evropian me falni ju duhet te ktheheni perseri ne itali te studioni me shume dhe te qetesoheni dhe pas vdekjes mund te ktheheni krenare dhe vertete do te keni mesuar dhe ndrishuar shume gjera faleminderit

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Visi - Fush-Kruje

                      I nderuar z Haliti ta gezoni kryetarin e ri Aullum Kalaja . Te besosh ne zgjedhje te lira e te ndershme me pare duhet te besosh se Flamuri apo me keq akoma Sali kaka jane zoterinj te vertete , kete vec qorrat e idiotat e besojne . I nderuar mos harro qe dy dite pare ishte protesta e Aullumi i tejkaloj tere parashikimet , doli ne krye sulmoj policine . Qe te behesh kryetar dege minimumi duhet qe sa here te nderroje pampersim Saliu duhet t'ja lepish bythen e fishkur dhe njehere ne dy dite ti besh gojore Flamutit . E keto kerkesa Auuulllluuum Kalaja i ka dhene provat qe i ben me mire se kushdo tjeter .

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        astriti

                        paske qene ne gjume vella ,ne gjume te rende .dhe tani qe u zgjove nga enderat e bukura kuptove sa zi te rethon .po ajo parti ska qene kurre demokratike o vella ,prandaj po thahet e po kthehet ne particke .e nese e ke kuptuar seshte vone qe shprehjen kembet e shpejta faqebardhe ta realizosh sa me shpejt .dhe leri perbetimet per idealizmin tend ne kete bote interesash .

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje