Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në ditën e dytë të vizitës së saj në Itali së bashku me kryetarin e Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, mbajti fjalën e saj në një dëgjesë publike në Komisionin e Çështjeve Europiane në Senatin Italian, të drejtuar nga senatori Giuliomaria Terzi.
Në fjalën e saj përpara senatorëve italianë, Tabaku vlerësoi marrëdhëniet e forta mes Parlamentit shqiptar dhe Senatit italian, duke theksuar rolin e përbashkët në avancimin e çështjeve konkrete si marrëveshja për pensionet e shqiptarëve në Itali.
Ajo nënvizoi se diplomacia parlamentare dhe memorandumi i bashkëpunimit mes dy institucioneve kanë ndikuar pozitivisht në procesin e integrimit, duke e kthyer këtë bashkëpunim në një instrument konkret mbështetjeje për Shqipërinë.
Duke folur për procesin e integrimit, Tabaku theksoi se ai nuk mund të reduktohet në një proces teknik apo formal. Sipas saj, integrimi është një test real për funksionimin e institucioneve dhe për zbatimin e ligjit në praktikë.
“Integrimi europian nuk është një ushtrim procedural, por një test real mbi cilësinë e institucioneve dhe pavarësinë e tyre”, u shpreh ajo, duke shtuar se dallimi mes ligjeve të miratuara dhe zbatimit të tyre mbetet një nga sfidat kryesore për Shqipërinë.
Në vijim, Tabaku u ndal edhe tek rëndësia e lirisë së medias dhe pluralizmit, duke theksuar se pavarësia ekonomike e mediave dhe mbrojtja e gazetarëve janë elementë kyç për një demokraci funksionale.
Ajo vlerësoi mbështetjen e Italisë për procesin e zgjerimit të BE-së dhe rolin e saj në rajon, duke theksuar se në kontekstin aktual gjeopolitik, zgjerimi është edhe një çështje sigurie për Europën.
Në përmbyllje, Tabaku dha një mesazh të qartë politik: rruga europiane e Shqipërisë nuk i përket një qeverie të vetme, por qytetarëve dhe të gjitha forcave politike që besojnë në integrimin europian, ndërsa theksoi se reformat duhet të jenë reale dhe të prekshme në jetën e përditshme të qytetarëve.
Femer MALINJE.
Prape e nxore kete monster o Merushe? Per kunj te kujt e nxjerr aman more?!
Kjo dhe Saliu i jane qepur medias si muti pas kepuce!
Turp ta nxije kjo zuske shqiperine ne skene nderkombtare
na moj Tabaku :Karakurva dhe karabuca Berishjane:Integrimin nuk eshte Privilegj i asnje Partie Piolitike ne Shqiperi,por i gjithe Klases Politike, qe duhet te beje detyrat e shtepise dhe jo te Djegin Tiranen me Molotove ,sepse SPAKU therret Berishen....Kara-Kurve...