“Thirrje të rinjve t’i bashkohen PS”, Balla: Vendoret? Hyjmë për të fituar në 61 bashki

20 Prill 2026, 11:35Politika TEMA
“Thirrje të rinjve t’i bashkohen PS”, Balla: Vendoret?

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla doli këtë të hënë në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së grupi në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit.

Duke komentuar procesin e nisur me strukturat, Balla apelojnë të rinjtë të bëhen pjesë e PS, si një instrument për t’I dhënë fuqi këtij procesi.

“Rienergjizimi i PS, ka qenë një prej cështjeve që edhe me prezencë të z.Klosi, jemi në një fazë komunikimi të gjerë me publikun përmes këtij procesi që në një krah ka komunikimin me njerëzit në një krah rienergjizimin e PS, jam shumë krenar për si po ecën ky proces.

Thirrja ime është për të gjithë ata të rinj e të reja, që t’i bashkohen PS si i vetmi instrument për ti dhënë një fuqi këtij procesi. Procesi shkon deri më 12 qershor, por edhe përtej. Edhe në korrik.”

Balla komentoi ndër të tjera edhe zgjedhjet e ardhshme vendore për të cilat tha se PS hyn për të fituar në 61 bashkitë e vendit. Sai përket reformës territorial, Balla tha se së shpejti do të nisin dëgjesat me qytetarët.
“Procesi rienergjizimit ndërlidhet me fazën tjetër me zgjedhjet vendore. PS konkuron për të fituar në 61 bashki të vendit, i referohem sa janë sot. Dëgjesa në të gjithë territorin për reformën territorial. Thelbi i reformës është një qeverisje më efektive vendore. Reforma duhet konsoliduar në  pjesën e mirëadministrimit, hesht të parashikoj sa do jetë numri i bashkive, por është cështje shërbimi më shumë se numrash”, u shpreh Balla.

Sa i përket amnistisë penale, Balla u shpreh: Ne kemi një proces dhe padyshim edhe amnistia kërkon pak kohë dhe me kolegët e komisionit të çështjeve ligjore kemi rënë dakord për të marrë pak më shumë kohë./abcnews.al

4 Komente

  1. U
    Uncle Sam 001

    O Tao, o koketrapez - andej nga Amsterdami, ke shkuar me te blesh kostume, o kellire? Me ate page deputeti?! Vemje e qelbur, me lidhje kriminale.

    Përgjigjjuni
    1. P
      PS ti lere vetem nje bashki Saliut, ate te Drejtes

      Bravo Balla, te gjitha bashkite i fiton PS. Por numri i bashkive duhet te pergjysmohet me reformen e re teritoriale, Enveri kishte vetem 12, dhe cdo gje ishte gati perfekt.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Meti

        Thirrje me u bo " Patronazisht i PS " e masanej me kap nji vend pune, muncisht ku del nanj lek ekstra rroges.

        Përgjigjjuni
        1. l
          landi

          Po e ndritet me te vjetrit dhe po u ben thirje te rinjeve o koke zhapik...o funderina qe e shkateruat nje parti model dhe kini mbushur vetem me bordello

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje