VIDEO/ Zjarri te ‘Arlis, Rama: Godina do të rindërtohet nga e para, 100% nga vetë ndërtuesi. Banorët të mund përfitojnë bonus qiraje dhe mbështetje nga bashkia

19 Prill 2026, 10:15Politika TEMA
VIDEO/ Zjarri te ‘Arlis, Rama: Godina do të rindërtohet nga e

Kryeministri Edi Rama komentoi zjarrin që shkrumboi një prej pallateve të kompleksit ‘Arlis’ në zonën e njohur si ‘Farmacia 10’ në kryeqytet. Rama foli dhe për komentet e ardhura nga studio televizive e më gjerë lidhur me rastin e më konkretisht për materiet e përdorura për ndërtimin e pallatit, duke i konsideruar si ekspertë publikë pa licencë.

"Gjatë kësaj jave pati një moment që, për hir të së vërtetës, fillimisht ishte rrëqethës për shkak se flakët që përfshinë një pallat në Tiranë u duk se mund të kërcënonin seriozisht jetët e banorëve, por, për fat të mirë dhe falë përpjekjes dhe punës realisht profesionale, por mbi të gjitha heroike të forcave të zjarrfikësve, gjithçka kaloi pa asnjë jetë të humbur dhe pa plagë të rënda. Ndërkohë, çka mbeti pas zjarrit ishte shkrumbimi i asaj godine, për të cilën u vumë menjëherë në lëvizje dhe gjëja e parë dhe më e rëndësishmja, sipas meje, është që godina do të rindërtohet tërësisht nga e para, 100% nga vetë ndërtuesi i saj dhe nga ana tjetër, angazhimi për të ndihmuar banorët që, deri në momentin - dhe besoj nuk do të marrë shumë kohë, sepse karabinaja është aty - por deri në momentin kur ata banorë do të kthehen në shtëpi, të mund të kenë një bonus qiraje dhe, patjetër, edhe një mbështetje nga bashkia për të lehtësuar barrën e krijuar nga dëmet e pariparueshme që kanë ndodhur në banesat e tyre. Tani, gjithmonë në këto raste, shfaqen menjëherë, si kërpudhat pas shiut, lloj-lloj gjithologësh dhe lloj-lloj ekspertësh publikë, por pa licencat dhe pa njohuritë e nevojshme për të marrë një rol të tillë. Po gjithsesi, edhe për shkak të emocioneve, edhe për shkak të nevojës për të marrë protagonizëm, kush nuk del e çfarë nuk thotë. E vërteta është që kjo ishte një fatkeqësi e shkaktuar nga një shkëndijë, nga një nisje zjarri, po të doni, që nuk ka lidhje në vetvete me ndërtimin, por, nga ana tjetër, kjo është një arsye për të parë dhe për të kuptuar ashtu siç duhet edhe çka lidhet me cilësinë dhe me materialet e ndërtimit, edhe pse, nga verifikimi i parë që është bërë, ndërtimi kishte të gjitha materialet të certifikuara dhe vinin nga importi, kështu që nuk dua të zgjatem më shumë në këtë pikë. Më e rëndësishmja është që askush prej atyre banorëve që patën atë moment dramatik, që fatmirësisht dhe, përsëris, falë, në radhë të parë, forcave zjarrfikëse, por edhe forcave të rendit aty të pranishme, nuk u kthye në një moment tragjik, nuk do të lihet vetëm dhe nuk do të lihet në fatin e vet përballë nevojës për t’u rikthyer dhe për të jetuar normalisht në një banesë të veten, siç i takon, tërësisht të rindërtuar", tha Rama.

5 Komente

  1. v
    vlora.vlora

    s do mend qe do pergjigjesh i pari se jane horrat e rilindjes ,po c pune ke ti more gjithkund do behesh minister mbrojtje i jashtem, kryetar bashkie ,turizmi etj ,po ke zedhenes apo jo ,po mir more beji me mire ti se do na kursejesh leke ,por kur erdhe zotrote ne pushtet the qe do shkurtoje ministrite ,por tani jo vetem i ke shtuar ,por i ke bere dhe nga 4 zv.ministra per cdo ministri ,pu race muti hajdut

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits

      Nuhatja e njerezve nuk eshte ne nivel shume te larte....por nese do te marresh nje qen te trajnuar dhe ta vere te nuhase ne rrenojat e pallatit te djegur , dhe pastaj te ndjeke gjurmet......do te na coje ne ndonje qeli te burgut te Durresit......lejet ne Tirane jepen nga Lali me bekimin e Palloshit....dhe kjo kompania Arlis , e ka mbushur Tiranen me pallate te tilla ku veshja e jashtme merr flake edhe nga nje bisht cigareje.....por bashkia e ruajti bythen e saj , deklaroi se pallati nuk eshte kolauduar nga bashkia .....por nuk dihet nga erdhi kjo deklarate , nga qendra e Tiranes ...apo nga qelia e Durresit !!!!!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dire Straits///////////////

        Nuhatja e njerezve nuk eshte ne nivel shume te larte....por nese do te marresh nje qen te trajnuar dhe ta vere te nuhase ne rrenojat e pallatit te djegur , dhe pastaj te ndjeke gjurmet......do te na coje ne ndonje qeli te burgut te Durresit......lejet ne Tirane jepen nga Lali me bekimin e Palloshit....dhe kjo kompania Arlis , e ka mbushur Tiranen me pallate te tilla ku veshja e jashtme merr flake edhe nga nje bisht cigareje.....por bashkia e ruajti bythen e saj , deklaroi se pallati nuk eshte kolauduar nga bashkia .....por nuk dihet nga erdhi kjo deklarate , nga qendra e Tiranes ...apo nga qelia e Durresit !!!!!

        Përgjigjjuni
      2. T
        Teodor

        Pajisi zjarrfikesit. Bej hidrante ne rruge si gjithe bota. Taksat qe merr ktheji ne sherbime per njerezit. Mos i bej leket rrush e ku.bulla...satelite, kamera pa lidhje , avione e salltanete...kaq bej ti. Te tjerat i ka drejtesia.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sufllaqe

          Pra shkurt e qarte, ju ndertoni me materiale skadente se iu mbroj une. Hajde Mero ke mbeshtet hajde, edhe pak metra dhe ia kalon Saliut qe thonte kemi rritje me shumë se Gjermania.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje