33-vjeçarja u qëllua për vdekje në automjet, Pacolli reagon pas vrasjes së gruas së ish-këshilltarit të tij

30 Nëntor 2023, 10:23Rajoni TEMA
33-vjeçarja u qëllua për vdekje në automjet, Pacolli

Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar pas vrasjes së bashkëshortes së ish-këshilltarit të tij, Naim Murseli.

Në një postim në rrjetet sociale, Pacolli shkruan se vrasja e 33-vjeçares Liridona brenda makinës, është në lajm i tmerrshëm dhe tragjedi për familjen Murseli.

“Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit. Dhimbjen e ndaj me dy familjet e të ndjerës Liridona”, shkruan Pacolli.

Dyshohet se viktima është vrarë nga grabitës rreth orës 20:26 të mbrëmjes së të mërkurës (29 Tetor).

Liridona Murseli po udhëtonte me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre në rrugën Dlip Alshiq në kryeqytetin e Kosovës kur dyshohet se një person i panjohur i ka ndaluar dhe u  ka kërkuar sendet me vlerë.

Naim Murseli ka arritur të largohet nga makina me dy djemtë, ndërsa 33-vjeçarja është qëlluar për vdekje, sipas raportimeve.

“Rr. Dlip Alshiq, Prishtinë  29.11.2023 – 20:26.  Raportohet se viktima femër kosovare, derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje.

Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre.

Njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja  e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, raporton policia e Kosovës.

Lini një Përgjigje