Ambasadori amerikan për planin evropian: Nuk ka marrëveshje më të mirë për Kosovën dhe Serbinë

15 Mars 2023, 12:32Rajoni TEMA

Ambasadori amerikan për planin evropian: Nuk ka marrëveshje më

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se plani i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi “është marrëveshja më e mirë në dispozicion” që do të çojë në njohje të ndërsjellë midis dy vendeve.

Ai tha se gjasat për njohje reciproke tani “nuk janë shumë të mëdha”, për shkak të qëndrimit të Serbisë, por kujtoi se plani i BE-së është i përkohshëm. Hovenier i bëri komentet në një takim me gazetarë, të mërkurën në Prishtinë, shkruan REL.

“Më duhet të jem i qartë, SHBA-ja vlerëson se, në këtë moment, nuk ka marrëveshje më të mirë në dispozicion. Ky është një hap i rëndësishëm përpara”, theksoi Hovenier.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e kanë pranuar në parim planin e BE-së, i cili nuk parasheh njohje të ndërsjellë mes dy vendeve, por angazhimin e palëve që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.

Hovenier nënvizoi se fokusi kryesor i tyre tani duhet të jetë te “zbatimi i suksesshëm dhe efektiv” i planit – për ç’gjë Kurti dhe Vuçiç do të takohen më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

2 Komente

  1. S
    Shqipe-Etnika

    "Miqete" Amerikane ja Futen Bosnjes-Herzegovines me "Serbcka Republike"....edhe kjo Marreveshje u cilesua dikur ne Dejton te USA-s..nje "Marreveshje e mire"..por eshte Kthyer ne nje Bumerange Vetevrases per Popullin e B-Herzegovines...te cilet jane te gjunjezuar nga kjo Marreveshje qe Krijoje Serbcka Republika..Identike si ajo qe kerkohet sote ne Kosove... edhe vete Ambasadori Amerikane e thote:Nje zgjidhje e perkohshme???Qe nuk coe He per he ne Njohje?? 1-Per c´fare Marreveshgje behet Fjale KUR VETE SERBET THONE:SE NUK DO TA NJOHIN KURRE KOSOVEN´???Apo thjeshte ti japim Serbise gjithcka,akoma edhe 2.2-miljarde Euro::??Po kosova C´fare Fiton??Apo fiton Liberalizimin e vizave??Poshtersi---dhe Intrige Europjane per te Kenaqur Orekset e Serbise dhe Rusise....lol

    1. p
      pse ,kta Te Huajt e dine c'eshte e Mira e shqiptar

      ktu eshte Djalli ne Werk

      Lini një Përgjigje