Avokati ngre dyshime të forta: Ja pse vrasja e Liridona Murselit ngjan me një vrasje të planifikuar

30 Nëntor 2023, 19:25Rajoni TEMA
Avokati ngre dyshime të forta: Ja pse vrasja e Liridona Murselit ngjan me

Vrasja e Liridona Murselit ngjan si një ngjarje e planifikuar mirë, kështu shprehet avokati i njohur në Kosovë Arbër Jashari përmes një postimi në Facebook, duke ngritur dyshime për vrasjen që tronditi Kosovën.

Sipas asaj që dihet deri tani, Liridona Murseli u ndalua nga një grabitës teksa ishte duke udhëtuar me makinë me bashkëshortin dhe fëmijët. Ai u rrëmbeu portofolat dhe telefonat, dhe më pas qëlloi me armë zjarri drejt makinës, ku plumbi kapi Liridona Murselin duke i shkaktuar vdekjen në vend.

Avokati Jashari thotë se grabitësit nuk targetojnë qytetarë që udhëtojnë me makinë, por institucione si banka apo argjendari. Ai thotë se grabitësit gjithashtu nuk qëllojnë, vetëm në raste kur ndihen të rrezikuar, por sipas tij është pak e besueshme që grabitësi të jetë ndjerë i rrezikuar nga një grua.

Shkrimi i plotë:

Pse akti i mbrëmshëm kriminal në Prishtinë, më shumë ka karakteristikat e një vrasje të planifikuar se sa grabitje? Grabitesi nuk grabitë vetura private, sepse ai nuk rrezikon për pak. Grabitësit zakonisht kanë target bankat, veturat që bartin para, bizneset qe kanë shumë qarkullim (marketet, pikat e karburanit etj.), vëndet që kanë gjera me vlerë (ari psh.)

Grabitësi e di, qe sot njerzit nuk mbajnë shumë para me vete, e as shumë stoli ose gjëra tjera të çmuara. Është zor e besueshme qe grabitësit marrin telefona.

Grabitsi nuk ka qëllim vrasjen. Ai qëllim primar e ka të ushtroj frikë në mënyrë që ta marr plaçkën. Grabitësi vret veq kur i rrezikohet jeta ose zbulimi i identitetit. Është pak e besueshme që grabitësit të jenë ndjerë të rrezikuar, e sidomos nga një grua.

Uroj që ky rast të zbardhet shpejtë.

6 Komente

  1. D
    Dori

    Ky ishte edhe mendimi im i parë. Kjo histori do ketë zhvillime. Për mua motivi qëndron brenda çiftit

    1. N
      Nexho Shabani

      E gjykimi tim jane 2 versione: primar qendron inskenim per vrasjen nga njerezit e afert. E dyta: grabitesit nuk kane kurre si qellim vrasjen ne grabitje, pervec se kur ndihen te rrezikuar. A thua valle jane ndjere te rrezikuar nga nje grua? Grupi hetimor me provat dhe deshmite, e ka te kollajte ta klasifikoje si ngjarje.

      1. S
        Shefqet Çela

        Punë nuk do përjashtojë faktin që kjo fatkeqe ka njohur ndonjërin nga ata.

          1. O
            Operacioni Zjarri

            Dashnori

            1. F
              Flamur Struga

              Ngushellime per kete engjell te pa fajshem,per kete nene me dy femi qe i la si pula zogjet e vet.Qe te veproj burri ne kete menyre,te marri femit te dali nga makina dhe te largohet me plote gjak ftohtesi,kjo nuk ndodh as me kafshet ,pamvaresisht sa e madhe eshte kafsha grabitqare ,nena ,i ati ( pulat kacafyten me shqiponjat,shqiponjat me hienat ,hienat me luanet)po ky burr qe e le te shoqen te vritet si iken ua mbath kembeve keshtu?ketu ka nje prove te madhe : organizatori fshihet brenda per brenda unazes.Le te ndricohet e verteta dhe te mirret denimi kapital.Kesaj nene engjell ,shpirti i pushofte ne parajse,prinderv femive,durim.

              Lini një Përgjigje