Blinken pret njohjen e Kosovës nga 5 vendet e BE-së

23 Mars 2023, 16:10Rajoni TEMA

Blinken pret njohjen e Kosovës nga 5 vendet e BE-së

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken iu referua takimeve të marsit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe tha se marrëveshja e Ohrit do të inkurajojë pesë anëtarët e mbetur të Bashkimit Evropian (BE) që ta njohin Kosovën.

“Mendoj se fakti që dy vende e kanë arritur këtë marrëveshje dhe duke supozuar se do ta zbatojnë, mendoj se do t’i shtyjë pesë vendet e mbetura të Bashkimit Evropian drejt njohjes (të pavarësisë së Kosovës)”, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken në një seancë dëgjimore para anëtarëve të Kongresit të SHBA.

Senatorja Jeanne Shaheen gjatë seancës së 22 marsit deklaroi se problemi është se disa anëtarë të Bashkimit Evropian nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe e pyeti Blinken nëse Sekretari i Shtetit po flet me këto pesë vende për këtë dhe nëse sheh ndonjë përparim.

“Mendoj se kjo marrëveshje na vë në rrugën e njohjes nga ato vende. Sa për vetë Serbinë, kjo është një pyetje për një kohë tjetër. Megjithatë, realizimi i marrëdhënieve normale do të kishte efekte shumë pozitive në marrëdhëniet e përditshme. Mendoj se do ta arrijmë këtë pas njëfarë kohe,” tha Blinken.

Në fjalimin e tij para përfaqësuesve amerikanë, Blinken tha se ishte i përfshirë në bisedime me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

 “Të dy liderët duhet të lundrojnë në opinionet e ndryshme të përfaqësuesve të tyre për këtë çështje. Mendoj se zëri juaj për këtë mund të bëjë ndryshimin. Unë e inkurajoj fuqimisht këtë, si dhe angazhimin e vetë udhëheqësve,” tha Blinken.

1 Komente

  1. L
    Lymi

    Aaaa me te pritme qenka puna...jo me angazhim konkret?! Se spo them presion si ai "vellazerori" qe i bete Kosovës se eshte shume turp ashtu... Prit gomar te mbije bar...

    Lini një Përgjigje