Blinken: Zbatimi i marrëveshjes, i hap rrugën njohjes së Kosovës nga 5 vendet e BE

23 Mars 2023, 09:16Rajoni TEMA

Blinken: Zbatimi i marrëveshjes, i hap rrugën njohjes së

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken that të mërkurën se nëse marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë zbatohet, kjo do t’i hapte rrugën njohjes së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur atë.

Sekretari Blinken i bëri komentet në përgjigje të një pyetjeje të Senatores demokrate Jeanne Shaheen lidhur me përpjekjet e tij për t’i bindur pesë vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën.


“Sigurisht është një çështje që vazhdojmë ta ngremë, por unë mendoj gjithashtu se kjo marrëveshje, nëse ecën përpara në fakt na vendos në një rrugë drejt njohjes nga këto vende”, tha Sekretari Blinken. Ai e pranoi se njohja nga Serbia është tjetër çështje dhe do të dojë kohë.

“Por nëse ato (vendet) arrijnë në një marrëdhënie të normalizuar, kjo do të kishte një efekt pozitiv dhe besoj se me kalimin e kohës do të arrijmë në atë pikë, por mendoj se për pesë vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, fakti që këto vende (Kosova dhe Serbia) kanë arritur marrëveshjen dhe duke supozuar që do ta zbatojnë, kjo do t’i shtyjë ato drejt njohjes”, tha Blinken.

2 Komente

  1. ,
    ,Flamur Struga

    Europa,si gjithmone eshte hileqare,shum nderkombetar genjeshtar i kane premtuar Republikes se Kosoves: zbatoni kete ((falni malit zi)se do mirrni te artat (viza)maqedonia merr dhurate 2500hektare (per hir te miqesise fqinjesise )mbylleni gojen,te carmatoset UCK-eja ,per ate se eshte unmiku ketu qe ju garanton paqe liri! Edhe tani Europa po ben shum gabime te renda ndaj popullit tone duke e futur ne kurth ne nje labirinth te rrezikshem (nese zbatohet )do tu njohi edhe ajo pjese e atyre shteteve armike...Qesharake!Ne kurriz te kombit tone gjithmone eshte ber pazar i ketille .Nuk u bind europa plake perfaqesues te aleateve tane se rusoserbet po tallen me te gjithe boten dhe prap nuk kane as nje mase ndeshkuese,perkundrazi !po favorizohen ne dem te te drejtave themelore te nje Kosove martire.Shum kontrata jane nenshkruar perse nuk jane zbatuar....?vetem gjuha e forces i zbaton keto,armiku nuk ka as fjale as moral?.

    1. M
      Malsori pa mal

      Do tè duhej qè mè sè pari Njohja nga ata tè pestè dhe pastaj zbatimi i Marrveshjes, pasi mosnjohja prej tyre èshtè pak e argumentuar. Mosnjohja paraqet njè mungesè lualizmi, koherence, sinqeriteti, uniteti,drejtèsie e humanizmi ndaj njè populli tè shumèvuajtur....dhe kètu èshtè punuar pak veçanèrisht nga UE. Rreziku i njè Lufte tè tretè èshtè shumè pranè dhe Aleanca Russo Kineze èshtè njè rrezik pèr Perendimin nuk duhet tè jepet mundèsia atyre duke mos pèrforcuar mè tepèr Unitetin. Njerèzit e zgjuar gjithmonè janè bèrè Bashkè nè kohè tè tilla. Tè njihet Kosova qoftè edhe me Urdhèr koha nuk pret.

      Lini një Përgjigje