"Bota po rrëshqet drejt një përshkallëzimi të konfliktit", Vuçiç i shqetësuar për urdhër-arrestin ndaj Putin

18 Mars 2023, 10:39Rajoni TEMA

"Bota po rrëshqet drejt një përshkallëzimi të

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka shprehur shqetësimin për zhvillimet në nivel global dhe rajonal, duke komentuar vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për lëshimin e një urdhërarresti për presidentin rus Vladimir Putin.

“Gjithçka ndryshoi vitin e kaluar më 24 shkurt dhe sot gjithçka është kthyer përmbys. Askush nuk do të tërhiqet, të dy do të luajnë deri në shkatërrimin përfundimtar”, ka vlerësuar Vuçiç, duke iu referuar ngjarjes.

Presidenti i Serbisë duke folur në një tubim në qytetin e Sremska Mitrovicës, shprehu frikën se "bota është shumë afër Luftës së Tretë Botërore" dhe pyeti:"A ka njeri me mend në këtë botë që ta ndalojë këtë çmenduri?"


Aleksandar Vuçiç shprehu mendimin se zhvillimi me lëshimin e fletarrestit për Putinin do të ndikojë edhe në qëndrimin e shteteve perëndimore ndaj Serbisë.

“Tani është e sigurt se bota po rrëshqet drejt një përshkallëzimi të konfliktit. Duhet të tregojmë përgjegjësi dhe seriozitet sepse Perëndimi tani do të bëjë presion shtesë mbi të gjithë ata që deri më sot nuk kanë mbajtur qëndrim të ashpër ndaj Rusisë”, ka vlerësuar Aleksandar Vuçiç.

5 Komente

  1. K
    Kritiku

    Fjale me vend i nje politikani te vertete. Vuçiçi e tregon gjithnje qe eshte nje politikan i pjekur dhe i shikon gjerat ashtu siç jane. Ne mos ishte Vuçiç President i Serbise, Ballkani do te ishte zhytur me kohe nje nje konflik te ri. Bota po shkon ne te vertete ne nje lufte te re boterore per shkak te marrezise se disa njerezve nga te dy palet. Jetet e njerezve te thjeshte jane si te milingones, pa asnje kuptim per luftenxitesit. Ne fund te fundit njeriu i thjeshte do te mbaje pasojat e luftes. I pasuri do te behet akoma me i pasur. Vendimi i leshimit te urdherarrestit eshte si ti hedhesh zjarrit akoma me shume benzine. Nuk prisnin do sa te mbaronte ky konflik dhe pastaj te merrej nje mase e tille? Kjo levizje eshte me dashje per te mbajtur akoma gjalle luften per perfitime akoma me te medha financiare. Kush perfiton nga lufta me shume? Lufta ka qene dhe eshte nje menyre finacimi per perfitime financiare ne kurriz te jeteve te njerezve qe humbin si mish per top.

    1. S
      Shqipe

      Po te kishte dhembe do flisnim ndryshe…

      1. M
        Micotaqis

        Edi, ti je?

      2. F
        Flamur Struga

        Historikisht.te gjitha lufterat te cilat jane zhvilluar gjate shekujve me pare por edhe tani ,sot e kesaj dite ,lufterat zhvillohen ne baze te motivit per te grabitur teritore te cilat kane pasuri nentokesore dhe tokesore (siperfaqe)te pasura.Putini i ka miliardat e botes,vuciqi mbase je,por shpirtin ,karakterin e kane prej gjakesori.Kur tani leshohet ose flitet per nje urdher arresti nga bota perparimtare e bazuar nga e drejta penale nderkombetare,zvarraniku vuciq trembet.Perse trembet ky djall i cmendur po te mos kete veti ,prova te nje krimineli ,ndersa nga ana tjeter si ardye thote: a ka valle ndonje njeri te mencur per te ndaluar kete masaker qe e pret boten?Te jete i cmendur besoj nuk eshte se ky e kupton shum mire ,qe duhet agresori rusoserb ,ti len popujt e botes te jetojne te lire sovran brenda perimetrit te kufijve te tyre shtetore,duhet te kene dhimbje per kaq e kaq masakra ne femi ,pleq gra te pa fajshem qe jane viktima te ketyre hienave qe i mban toka ne ashtu quajturen bote zuzare.Ky zvarranik e sheh arsyen si nje gjarper i ngopur i penduar mbase,se po i afrohet edhe keti litari ne fyt,jo se ka dhimbje per popullin tone ,per viktimat e Ukraines.Te jemi mirenjohes qe eshte nje shtet USA qe mbron popujt e vegjel mbron viktimat si nje ombrelle sebashku me Gjermani ,Angli!se bisha e terbuar me gjak karpatesh jane te pa ngopura,Dhe ne fund fare ,buzeqeshja liria,mirekuptimi do te vi nga kembengulja e nje populli sovran,kur ai mendon se Liria buzeqesh nga gryka e pushkes.

        1. K
          Koha kur diplomacia duhet te flase

          Kjo lufte,sic po shikojme vazhdon te shkaterroje ne menyre integrale Ukrainen,materialisht dhe psiqikisht,pamvaresisht te drejtes se saj per tu mbrojtur. Dhe ne kete shekull,jo ralle te drejten e mbyt forca. Por dhe nqse ana materiale,ne Ukraine mund te ribehet nga ndihmat e Perendimit,demtimet posttraumatike te popullit te saj ne tre brezat aktual jane te pa riparueshme. Krahas kesaj gjendja ekonomike e botes sa vjen dhe perkeqesohet,falimentimi i bankave,eshte nje sinjal,qe nje krize boterore ekonomike, po troket. Ketu nuk flitet per tju gjunjezuar Rusise,por per te shpetuar boten nga katastrofa,duke ruajtur dhe dinjitetin e Ukraines dhe shteteve qe jane rreshtuar perkrah,ne menyren me te mire pragmatike.

          Lini një Përgjigje