Bukuroshi i llastuar i kishës serbe: Kush është njeriu që synon të mundë Gjukanoviçin?

23 Mars 2023, 16:50Rajoni TEMA

Bukuroshi i llastuar i kishës serbe: Kush është njeriu që

Ndoshta disi papritur, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në “mejdanin” e presidentit aktual të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, do të paraqitet edhe Jakov Milatoviç, kandidati i lëvizjes Evropa Tani, shkruajnë disa media malazeze, duke iu referuar një figure të re në politikën e atyshme, të ngjashme së paku aparencialisht me Dritan Abazoviçin.

I këndshëm për syrin, siç e përshkruajnë ata, Milatoviçi elokuent, i arsimuar dhe simpatik është prototipi i një lloji të ri politikani. Jakov Milatoviç, kur studiohet më me kujdes biografia e tij politike, është një kandidat i djathtë, jo i moderuar, por pak më i ashpër.

Paraqitja, narrativa, edukimi, të gjitha këto janë gjëra që krijojnë mashtrim kur bëhet fjalë për Jakov Milatoviçin, thotë Danilo Kaleziç, bashkëpunëtor në Universitetin e Malit të Zi. Ai thekson se për profilin politik të Milatoviçit duhet të tregojë më së shumti fakti që ai ka qenë anëtar i qeverisë “apostolike” të Krivokapiçit dhe tani, ndoshta edhe më shumë, fakti që ai haptazi merr mbështetje nga strukturat politike pro-serbe në Mal të Zi.

Dhe pse është kështu, Kaleziç ka një përgjigje të thjeshtë:

“Kur është fjala për kandidatin Milatoviç, bëhet fjalë ekskluzivisht për kandidatin rezervë të Aleksandër Vuçiçit, pra një njeri i krijuar politikisht në laboratorin e Kishës Ortodokse Serbe dhe në shërbimet e inteligjencës së Rusisë dhe Serbisë dhe që si i tillë është një kurth për votuesit malazezë të cilët duhet të besojnë se të rinjtë dhe arsimi në Evropës Perëndimore garantojnë përparimin. Në këtë rast, është krejt e kundërta, sepse njeriu në një farë mënyre mishëron një ideologji konservatore ultra të djathtë, e maskuar nga populizmi i lirë”, thotë Kaleziç.

Një gjë tjetër, shton Kaleziç, ilustron qartë se çfarë lloj kandidati është dhe çfarë lloj idesh politike promovon në të vërtetë dhe cila do të jetë axhenda e tij politike.

“Reagimet pas kalimit në raundin e dytë janë konfirmimi më i mirë i kësaj. Reagimet nga Serbia dhe DF dhe entuziazmi që mbretëron në elektoratin e madh serb tregojnë më së miri se Milatoviçi është një kandidat i tillë; pra e kundërta e progresistit dhe largpamësit”, thotë Kaleziç.

Përplasja mes Milo Gjukanoviçit dhe Jakov Milatoviçit do të jetë një luftë për thelbin e Malit të Zi, pra do të zgjidhet mes kandidatëve me vlera diametralisht të kundërta politike, ideologjike dhe të gjitha vlerat e tjera.

7 Komente

  1. S
    Shqiptari i mërguar nga MZ / CG/ MN

    Në Mal të Zi po zhvillohet politik e zezë monstruoze serbo ruse dhe KOS-it. Vaj halli nëse nuk e kuptojnë me kohë shqiptaret se çfarë do të behet. Jashtë BE, jashtë NOATO jashtë Kosova por edhe Shqipëria dhe serbo ruset në Adriatik. Shqiptaret boshnjakët kroatet dhe pakicat tjera s’kanë me pas më vend në Mal ti Zi /përjashtim kolaboracionistet si Abazobiqi me shokë/. Mend në kokë dhe veproni me kohë dhe drejtë e keni shembull Kosovën se çfarë po përjeton me pushtetin e ri dhe veprimet por serbe të Abazoviqit.

    1. T
      Tuzi

      Shiko shiko statistikat se kush u be shtetas i Malit te Zi nga viti 2008 deri ne 2020 Gjukqnoviq e ka mush Malin e Zi me Rus Kerko ne googel Pročitajte ko je dobio počasno državljanstvo od 2008. do 2020. godine

      1. U
        Ulqinaku jo pro Abazoviçit serb qe firmosi pro kis

        Je shum i sakt Shqiptar i mergiar bravo per komentin brilant ,dhe jo komentin e komentuesit Tuzi anti Malazez.

      2. T
        Tuzi

        Jakov drejt fitores Gjykanoviq drejt burgut

        1. M
          Malesi

          Ven cetniku Abazovic me cetnikt e Vucicit e ti bajne politkat e Putinit aty. Edhe vellau i tyre Edvin kristaq Ramovići.

        2. Q
          Qytetar

          Malsor e dhjeve ne rreshtin e fundit ! Turp te kesh ti dhe ato byth qi** si ti qe mendoni per kryeministrin qe eshte pro Gjukanoviçit

          1. M
            Marko Polo

            Gjukanović pro Malit të Zi europian dhe Milatović pro rus dhe pro serb. Në kontekstin e agresionit rus këto zgjedhje janë jetike për gjithë Europën!

            Lini një Përgjigje