Darka e fundit me dy fëmijët, vrasësi i Liridona Murselit u pikas në restorantin ku ishte viktima! Ndërroi makinën para ngjarjes

4 Dhjetor 2023, 14:30Rajoni TEMA
Darka e fundit me dy fëmijët, vrasësi i Liridona Murselit u pikas

Detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e Liridona Ademajt në Prishtinë. Naim Murseli, i cili planifikoi vrasjen e gruas së tij, e ftoi këtë të fundit në një darkë mbërmjen e së mërkurës, e cila rezultoi e fundit për nënën e dy fëmijëve. 

Dyshohet se Naim Murseli në bashkëpunim me Liridon Kokallën dhe Granit Plavën organizuan vrasjen e Liridona Ademajt. Ata u kujdesën që të plani të zhvillohej pa probleme, duke tentuar të fshihin edhe gjurmët. 

Indeksonline raporton se Granit Plava është parë në oborrin e restorantit duke kontrolluar situatën para krimit.

Më pas Granit Plava dhe Liridon Kokalla dyshohet se kanë marrë udhën paraprakisht drejt vendit tragjik ku ishte planifikuar vrasja e Liridona Ademajt. Gjatë rrugës ata kanë ndërruar veturën me të cilën ishin nisur nga restoranti në Graçanicë.

Liridona Ademaj u vra me një plumb në qafë në një zonë të fshehët në fshatin Sinidoll të Prishtinës, aty ku ishte organizuar vrasje makabre.

Naim Murseli në seancën e fundit dëgjimore deklaroi se nuk kishte ikur nga vendi i ngjarjes madje kishte qenë dhe vet i rrezikuar, duke mohuar kështu përfshirjen në vrasjen e bashkëshortes së tij, një deklaratë kjo kontradiktore, krahasuar me të parën ku kishte thënë se ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortes.

3 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Kjo eshte nje vrasje makaber, vecse nje kriminel mund te bej keto plane. Nuk e di cfare motivi e shtyu kete burre te vrase nenen e femijeve te tij, nuk e kuptoj, nese ka ndonje shkak nderi bashkshortor, nese ai kishte nje te dashur qe donte te martohej.

    1. A
      Arben

      Vajza kosovare jane shume te bukura dhe nteligjente. Por per shkak te kultures dhe zakoneve myslimute jane te obligume me u martu me meshkuj Kosovra dhe madje jo shqipetar te shqiperise por veç Kosovar. Gjynah sepse ato mun te martohen me te huaj vendali suedez gjerman etj dhe pse jo shqipetar te shqiperise sepse jemi me mushe me kulure se Koqevaret ne.

      1. K
        Koli

        Ca flet o daku. Keto krime fatkeqesisht ndodhin kudo, vret gjermani, vret amerikani, sic vret dhe shqiptari. Kush lind me vida mangut, i tille ngelet gjithe jeten. Martesa ne moshe te re sjell probleme me.vone. Fazat e jetes duhen jetuar sipas radhes: te arsimohet, te afirmohet ne pune edhe qejf te besh se rinia njehere jetohet. Kur je i pavarur ekonomikisht edhe koncepti yt per jeten dhe njerezit ndryshon. Ca i njeh botes dhe njerezve kur je 20 vjec? Gjithe mileti te duket i mire. Shto ketu dhe mentalitetin e mykur, martohu i ri, edhe ja rezultati. I lindur dhe rritur ne Suedi ky boti, vepron si taleban. Prinder qe ja doni te miren femijeve kjo nuk diskutohet, por cdo brez eshte produkt i kohes se tij. Mos ju impononi ne vendime jete, as mos ecni me opinione. Te jene te zotet e vetes, pa le te martohen kur te duan dhe me ke te duan. Gjithe ajo vajze iken nga kjo bote e lemetitur. Femije qe do ngelen te traumatizuar gjithe jeten. Nje burre muti , sociopat dhe i papergjegjshem. Nuk di t'i dali per zot vetes e jo me familjes. Ja ky eshte fati qe doni per vajzat tuaja?!

      Lini një Përgjigje