Deutsche Welle: Simpati në Tiranë për kurajon e Albin Kurtit

26 Mars 2023, 17:49Rajoni TEMA

Deutsche Welle: Simpati në Tiranë për kurajon e Albin Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar në Tiranë për të diskutuar me krerët e shtetit shqiptar mbi zhvillimet e fundit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.

Një javë pas marrëveshjes Kosovë-Serbi në Ohër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar në Tiranë të dielën (26.03.) për të diskutuar me krerët e shtetit shqiptar mbi zhvillimet më të fundit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë. Në takimet kryesore politike, Kurti ka gjetur mbështetje të gjerë politike nga Tirana zyrtare për kurajon e treguar në Takimin e Ohrit dhe ujdinë e arritur për të hedhur hapa drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë,

Gjatë paradites së të dielës Kurti u prit nga Presidenti i Shqipërisë, z Bajram Begaj, dhe më pas nga kryeparlamentarja znj. Lindita Nikolla.


Takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita NikollaFotografi: Rashela Shehu/DW
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i vlerësoi rezultatet e takimit të Ohrit, si një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen vendeve të rajonit në Bashkimin Europian. Ai përshëndeti lidershipin, maturinë dhe kurajon e treguar nga kryeministri i Kosovës dhe ekipi negociator për ta pranuar planin evropian dhe zbatuar atë.


Presidenti Begaj takohet me kryeministrin KurtiFotografi: Rashela Shehu/DW
Zyra e Presidencës njoftoi se lidhur me takimin e Ohrit të mbajtur më 18 mars 2023, Presidenti Begaj vlerësoi dakordësimin publik dhe angazhimin e palëve për të zbatuar planin evropian të normalizimit të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe aneksin përkatës. Begaj ka shprehur po ashtu besimin, se do të gjenden mekanizmat e duhur që dakordësimi publik i Ohrit të kthehet në një marrëveshje të detyrueshme e të zbatueshme për palët ndërkombëtarisht.

Kurti zhvilloi bisedime të dielën edhe me kryeministrin Edi Rama. Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shkroi në Facebook se i ka shprehur kryeministrit të Kosovës simpatinë për kurajon dhe realizmin që ka treguar për të hedhur hapa me rëndësi. "E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke e siguruar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë", ka shkruar Edi Rama. Kryeministri Albin Kurti zhvillon bisedime edhe me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

6 Komente

  1. B
    Bijt e babes

    Tufa e al-binit duket e prangosur ne kostumet allafrenga,kur do te ndiheshin gjithe hareshem nen shallvaret e babes.

    1. ÇEKIÇI

      Tiranë Tiranas shqiptarë kudo qe jeni turp te keni nese keni simpati per mashtruesin Albin Zajednicën

      1. D
        Dardan

        Po me Ilir Meten cfare e lidh Kryeministrin Albin Kurti?!

        1. ÇEKIÇI

          Simpati per Allbin Zajednicen Qudi kush e simpatizon mashtruesin Kurtovoç

          1. B
            Boti

            Rama ka shkruar fort me mire se do te shkruante Vucici per meraket e veta..o te mjere shqiptare qe cdo sakrific u shkon dem per dhjam qeni. Ndyresirat qe i kemi ne krye kane merakun e kishes serbe qe ka 200 vjet qe vec per shqipet bekon thirjet vritini vritini. E Albini vjen te keshillohet me ramen..hapu dhè

            1. e
              emigranti

              Albin, merri me rezerva " inkurajimet " e Rames mbi asosacionin dhe kishat serbe. Per asosacionin ( vetemenaxhimin ) mos kalo vijat e kuqe, kushtetuten dhe jo kompetenca ekzekutive. Ndersa per kishat e manastiret serbe kujdes se do kerkojne te perhapen kudo ne territorin e Kosoves si cibane te huaj qe propogandojne antishqiptarizmin e Serbine e Madhe dhe ne te ardhmen do te perdoren si pretendim i Serbise per ta pervehtesuar teritore shqiptare sic kane vepruar edhe ne te shkuaren.

              Lini një Përgjigje