Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë në një prej pikave të saj përmban edhe Asociacionin e komunave serbe.
Opinioni publik në Kosovë e më gjerë ka vënë me shpatulla pas murit kryeministrin Albin Kurtin teksa i bëjnë thirrje të mos e pranojë marrëveshjen.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe diaspora shqiptare në SHBA e cila ka vendosur të mbajë një protestë ditën e enjte duke i bërë thirrje Albin Kurtit të mos e nënshkruajë marrëveshjen.
Patrioti Mark Gjonaj, ish – Këshilltar në Bashkinë e New York-ut, ku përfaqëson Distriktin e Bronxit, është një prej organizatorëve të protestës.
Njoftimi i plotë i diasporës:
Ju lutemi bashkohuni me ne që të mblidhemi për të mbështetur Kosovën gjatë negociatave të planit të propozuar nga Bashkimi Evropian për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
BE-ja i ka bërë presion Kosovës që të pranojë krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe që do të shkelte Kushtetutën e Kosovës dhe do të kërcënonte sovranitetin dhe stabilitetin e saj.
Kosova është një vend i lirë dhe i pavarur që duhet të ruajë autonominë e vet të vetëqeverisjes dhe sundimit. Nuk mund të lejojmë që Serbia të ndërhyjë dhe të qeverisë në Kosovë.
Qëndroni me popullin e Kosovës! (sillni flamujt dhe shenjat tuaja).
Ditën e enjte, 16 Mars 2023 në orën 13:00.
Çështë ky titull dezinformues? Askund nuk bëhet thirrje për mospranim të marrëveshjes por mbështetet Kosova!
Deri tani mendoja se diaspora shqiptare ne Amerike perfaqesohej nga Kokalari, tashme mesova se perfaqeuesi i diaspores shqiptare ne Amerike eshte Patrioti Mark Gjonaj. Dakort qe Mark Gjonaj eshte udheheqesi i diaspores sone ne Amerike, por akoma nuk di se pse ai eshte patriot. Te pakten Kokalari ishte perfaqesuese e te djathtes shqiptare ne Amerike, ky tjetri del me larte se eshte perfaqeuse i patrioteve shqiptare te Amerikes. Me thene te drejten une jam me perfaqesuesin e pjatalaresve shqipter te Amerikes. Ata jane te djathte dhe te majte dhe po ashtu dhe patriote. Ata perbejne shumicen e diaspores sone ne Amerike dhe jane me te ndershmit. Faleminderit.
U dhjefshi ne gjume ju "partiotet" e leshit qe beni "patriotllek" nga mbrapa televizorit nga 7000 km larg. Shihni punet tuaja si amerikone qe jeni dhe lereni Kosoven te ece para se ngelet ne 1913 edhe pas 200 vjetesh.
Kjo eshte Diaspora Turpit. Kjo Diaspore ndjek Kosoven dhe Shqiperine permes paketen TV ALb e cila brenda saj ka 10 stacione SERBE dhe asnje nga keta trimat nuk u shqetesuan kurre