''Dua pak rifreskim të vendit, njerëzit janë të zymtë'', kush është influenceri që kandidon për president në Mal të Zi

19 Mars 2023, 09:47Rajoni TEMA

''Dua pak rifreskim të vendit, njerëzit janë të

Qytetarët e Malit të Zi votojnë të dielën për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Kandidatët në zgjedhje janë kreu aktual i shtetit dhe i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviç, një nga liderët e Frontit Demokratik (DF) Andrija Mandiç, nënkryetari i Lëvizjes Evropa Tani (PES) Jakov Milatoviç, kryetar i demokratëve Aleksa Beçiç, deputet i Partisë Socialdemokrate (SDP), Draginja Vuksanoviq Stankoviç, kreu i Malit të Zi të Bashkuar Goran Daniloviç dhe influenceri Jovan Radulović Jodžir.

Jodžir është tashmë mjaft i njohur për publikun, sepse vepra e tij shkon përtej kufijve të Malit të Zi dhe madje edhe të Ballkanit.

Ai çdo ditë regjistron klipe ku tregon shaka për publikun, imiton situata të frymëzuara nga marrëdhëniet ndërpersonale, por edhe ngjarje të zakonshme që ndodhin në rrethin e tij familjar.

Jovan Radulović aktualisht ka 239 mijë ndjekës në Instagram, pothuajse 138 mijë ndjekës e ndjekin në Facebook, mbi 80 mijë në Tik Tok, ndërsa kanali i tij në YouTube i quajtur “Elektricisti i dehur” ndiqet nga mbi 30 mijë përdorues.

Siç shpjegon ai, ideja për të mbledhur firma për të kandiduar si president i vendit i lindi sponatnisht.

Influencuesi beson se shteti ka nevojë për një lloj freskimi dhe se ai mund ta sigurojë atë.

“Këta njerëz që duan të kandidojnë për mua janë shumë qesharakë. Kështu që thashë më lejoni të provoj. Është një lloj dashurie, si çdo gjë në jetë, ndodhi spontanisht.

 Është dashuri për vendin. Dua pak rifreskim të vendit, njerëzit janë të zymtë. Unë i bëj të qeshin përmes rrjeteve sociale, por dua t’i bëj të qeshin në mënyrën e duhur dhe ta çoj këtë vend në drejtimin e duhur dhe në mënyrën e duhur”, ka thënë Yodžir për kanalin YouTube të medias malazeze Dan.

5 Komente

  1. t
    teleshikuesi

    Vetem ku karagjozi mund tia prishte mendjen Albana Osmanoviçit qe BBV2 mos tia jepte kllounit Luiz.

    1. ´demokrati´apo komunisti hajdut

      Me mire kete rrot-gomari se sa dinosaurin e korrupsionit malazez Gjukanovic,qe ben lojen e perendimit dhe fut duart thelle ne pasurine e vendit.

      1. D
        Dardani i Ri

        Nga pamja duket se i plotëson kushtet për president, një budalla i vërtetë.

        1. X
          XXXL

          Nuk ka faj eshte anetar i LGBTQ dhe cdo dite do gojore.

          1. E
            Edi Rama - Afgani i Europes

            Ky Jovanka po u zgjodh atje President, do ta kete kollaj te merret vesht mire me Ramen se ngjajne edhe si siameze.

            Lini një Përgjigje