Dy avionë me 300 persona rrezikuan përplasjen, si u shmang tragjedia në Kosovë

22 Mars 2023, 13:32Rajoni TEMA

Dy avionë me 300 persona rrezikuan përplasjen, si u shmang tragjedia

Një epsiod tragjik është shmangur të ndodhë më datën 24 shkurt të këtij viti në Kosovë. Dy avionë pasagjerësh me 300 persona në bord kanë rrezikuar përplasjen në hapësirën ajrore mbi Ramoc të Gjakovës.


KlanKosova shkruan se ishte avioni i linjës Prishtinë-Malmo, ishte ai i cili për pak sa nuk u përplas me avionin e linjës që vinte nga Dyseldorfi.

Sipas të dhënave të publikuara rreth një muaj pas incidentit, Agjencia e Shërbimit të Navigimit Ajror nuk e kishte vënë re se dy avionët ishin duke lëvizur në të njëjtin drejtim.

Ata u njoftuan të alarmuar nga kontrollorët e Republikës së Shqipërisë, të cilët raportuan kolegët nga Kosova se diçka nuk po shkonte në rregull me avionët e linjës “GP Aviation” nga Bullgaria dhe “Trade Air” nga Kroacia.

“Të gjendur nën habi para këtij fakti, kontrollorët që nuk kishin vërejtur se aeroplanët po ecnin në trajektore të njëjtë, u vonuan dhe nuk reaguan.

Por aksidenti fatmirësisht u shmang falë sistemit të radarit brenda aeroplanit, TCAS, i cili aktivizohet vetëm në rastin kur aeroplanët shkojnë drejt përplasjes”, shkruan KlanKosova.

Ky sistem alarmi ka tre sinjalizime, i pari është në largësinë prej 304.8 metra, i dyti në 243.84 metra dhe i fundit, i cili në fakt u ndez në këtë rast dhe që ndizet vetëm në shkallën më të rrezikshme afër përplasjes, pra kur aeroplanët ndodhen në largësi prej 182.88 metra.

Një hetim ka nisur për rastin nga autoritetet kosovare, ku është bërë pezullimi i dy kontrollorëve përgjegjës deri në përfundim të hetimeve.

1 Komente

  1. I
    I revoltuari

    Jemi popull veteasgjesues,e meritojme cdo fatkeqesi qee krijojme vete pasi thone mire muterit Serbe se Shqiptaret jane akoma tek pema,nuk ka mbaruar procesi i Darvinit

    Lini një Përgjigje