Escobar shpjegon se çfarë është asosacioni serb në Kosovë

18 Mars 2023, 16:16Rajoni TEMA

Escobar shpjegon se çfarë është asosacioni serb në

Emisari i SHBA’së në bisedimet Kosovë -Serbi Gabriel Escobar i cili është diplomati kyc që po bën presion për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ka bërë një shpjegim interesant se çfarë do të jetë ky mekanizëm.

I pyetur se si e mendon mënyrë që Asociacioni  do të kontribuonte në një bashkëjetesë paqësore në mes të të dyja komuniteteve dhe do të ulte tensionet mes tyre, Escobar ka shpjeguar se cfarë do të jetë ky mekanizëm.

Sipas tij, Asociacioni do t’i merrte përsipër shërbimet që serbëve të Kosovës u ofrohen atyre nga Serbia dhe do t’i fuste ato nën kuadrin ligjor të Kosovës. Kështu duhet të jetë dhe kështu do të jetë.

“Një nga gjërat më të rëndësishme që do të bënte është se do të krijonte lidhje në mes të një popullate, e cila ndihet e izoluar, e margjinalizuar, si dhe Qeverisë qendrore. Dhe, ne po flasim në të vërtetë për shërbime komunale.

Nuk po flasim për funksione ekzekutive. Ne po flasim rreth ofrimit të shërbimeve për njerëzit në gjuhën e tyre.

Kështu që, Asociacioni do t’i merrte përsipër shërbimet që u ofrohen atyre nga Serbia dhe do t’i fuste ato nën kuadrin ligjor të Kosovës. Kështu duhet të jetë dhe kështu do të jetë” ka theksuar Escobar për REL.

2 Komente

  1. T
    Tironci

    Mir e ka eskokari po kosova çfar fitoj , apo ate qe mori ne provim motra atij vlonjatit.

    1. s
      shqip

      Asociacionet serbe ne kosove, jane shtet brenda shtetit. Eshte nje forme autonomie, qe ne fakt perben nje pamvaresi nga pushteti qendror ne Prishtine. Te tera keto perpjekje qe behen nga komuniteti nderkombetar dhe vecanerisht nga BE-ja jane per ta shkeputur Serbine nga ndikimi rus, prandaj u ofrohet karrota ekonomike dhe keto palo asosacione qe nuk i duhen fare Kosoves. Kur nje diplomat i nivelit te larte na tregon perralla me sherbime komunale e pastrime te ujerave te zeza, na merr per budallenj. Problemi i Europes dhe i zotit Eskobar eshte se nuk e ka kuptuar akoma se shqipot kane IQ shume te larte dhe nuk genjehen kollaj. Sic thone tironsit; kemi ra 7 here prej fikut.

      Lini një Përgjigje