Çështja e ish-luftëtarëve të UÇK-së “mund të zgjasë gjashtë vjet”

20 Mars 2023, 17:48Rajoni TEMA

Çështja e ish-luftëtarëve të UÇK-së

Nga Xhorxhina Bami

Prezantimi i provave nga prokuroria në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe tre ish-luftëtarëve të tjerë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë mund të vazhdojë për gjashtë vjet e gjysmë, tha në një konferencë për statusin e çështjes në gjykatë të hënën kryetar i gjykatës Charles Smith III.

“Paneli i gjyqtarëve vlerëson se… do të dëgjonim rreth 46 dëshmitarë të prokurorisë në vit”, tha Smith.

Ai shpjegoi se meqenëse ka 312 dëshmitarë të prokurorisë, “përfshirë edhe marrjen në pyetje të tyre nga mbrojtja, do të duheshin gjashtë vjet e gjysmë për t’i përfunduar ato”.

Dëshmia e 12 dëshmitarëve të parë do të zgjasë 234 orë, “që është më shumë se 35 ditë në gjykatë”, që do të thotë se ata do të dëshmojnë deri në shtator ose tetor 2023, tha Smith.

Gjyqtarët i bënë thirrje prokurorisë dhe mbrojtjes që të gjejnë mënyra për të reduktuar kohëzgjatjen e seancave.

Prokuroria pretendoi se kishte shkurtuar tashmë 150 orë pyetje të drejtpërdrejta dhe kishte hequr 11 dëshmitarë. Por për të vlerësuar nëse mund ta reduktojnë edhe më tej kohën që do të marrin seancat e dëshmitarëve, duhet të dëgjohen dëshmitarët e parë sepse ata do të japin prova shumë të rëndësishme, këmbënguli ajo.

Kjo dëshmi përfshin komunikata të UÇK-së, autenticiteti i të cilave po kontestohet nga mbrojtja.

“Pasi të paraqesim provat e para me dëshmitarët e parë, mund të përshtatemi në bazë të nevojave në momentin që e konsiderojmë të vërtetuar autenticitetin e komunikatës”, tha prokuroria.

Thaçi do të dalë në gjyq më 3 prill së bashku me Kadri Veselin, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe lider i Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, Jakup Krasniqin, ish-kryetar i këshillit kombëtar të Nismës Socialdemokrate, partia NISMA, dhe Rexhep Selimin, ish-kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

Aktakuza pretendon se si pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”, të katër burrat kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit midis të paktën marsit 1998 dhe shtatorit 1999 dhe mbajnë përgjegjësi penale për gati 100 vrasje.

Aktakuza thotë se ata kërkuan të vulosnin kontrollin e tyre mbi Kosovën “duke përfshirë kanosjen e paligjshme, keqtrajtimin, kryerjen e dhunës ndaj dhe dëbimin e atyre që konsideroheshin kundërshtarë”.

Ajo pretendon se si figura të larta në forcën guerile të UÇK-së, ata kishin “përgjegjësi superiore” që i bën ata bashkëpunëtorë në krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, sepse ata supozohej se ishin në dijeni të shkeljeve, por nuk kishin ndërmarrë veprime për të parandaluar aktet kriminale ose për të ndëshkuar autorët ose kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në krime vetë ose kanë dhënë urdhra për to.

Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por janë të vendosura në Holandë dhe kanë personel ndërkombëtar.

Ato u krijuan në vitin 2015 nga parlamenti i Kosovës, nën presionin e aleatëve perëndimorë të vendit, të cilët besojnë se sistemi i drejtësisë së Kosovës nuk është mjaftueshëm i fuqishëm për të gjykuar rastet e UÇK-së dhe për të mbrojtur dëshmitarët nga kanosja, pasi gjykimet e mëparshme në gjykatën jugosllave për krimet e luftës ishin shoqëruar me ndërhyrje te dëshmitarët.

E ashtuquajtura “Gjykata Speciale” nuk shihet me sy të mirë në Kosovë, ku pretendohet se ajo po vë në shënjestër në mënyrë të padrejtë luftëtarët shqiptarë të lirisë së Kosovës dhe jo autorët serbë të shumicës së krimeve të luftës që u kryen në vitet 1998-1999.

3 Komente

  1. A
    Aron

    Me cfrare do merren keta te kesaj gjykate nqs nuk zgjasin keto lloj gjykimesh te rreme, apo si do bejne leket? Ata me kete pune mbahen e bejne mijera e miliona euro.

    1. H
      Hija e Diktatures Naziste eshte Aaktuale

      Denohen Drejtuesit e UCK-se sepse mbrojten Familjet e tyre kundr Masakrave te Shtetit Terrorist Serb lol ! Sot kemi te bejme me nji Diktature Hitleriane ! ________________________________________VDEKJE FASHIZMIT EUROPIAN QE PO KERCENON E VRET LIRITE E TE DREJTAT E NJERIUT

      1. V
        V.F. L.P.

        Kete pune e zgjidh vetem censuma dhe gani trapi si miq te bides shuraqit, dhe si antar te shoqates te homo seksualeve.

        Lini një Përgjigje