Hoti: Situata në Kosovë është depresive dhe e pasigurt, fajet i ka qeveria

14 Gusht 2022, 10:12Rajoni TEMA

Hoti: Situata në Kosovë është depresive dhe e pasigurt,

Në Kosovë po mbretëron situatë depresive dhe gjithashtu ka pasiguri, ka shkruar ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në Facebook dhe sipas tij, për këtë gjendje fajet i ka Qeveria e Kosovës.

“Është kryesisht rezultat i veprimeve/mosveprimeve të Qeverisë ndaj zhvillimeve ekonomike e politike në Kosovë dhe rajon:, shkruan Hoti.

Sipas tij, sikur Kosova të kishte “qeverisje e mbarë dhe normale” dhe të ishte “e motivuar për punë e jo e shtyrë nga populizmat, komunikuese me partnerët social”, do t’i kishte evituar problemet.


Për Hotin, janë shtatë probleme qendrore që ka aktualisht Kosova.

E para është retorika e fundit e kryeministrit Kurti, apo sic shkruan Hoti, “përmendja e vazhdueshme e mundësisë për luftë”.

Së dyti, shkruan Hoti, “inflacioni i lartë prej mbi 14%”.

Problemi i tretë është, sipas tij, ajo që e ka përmendur edhe të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës, që ka të bëjë me mungesën në investime kapitale.

“Janë bllokuar 728 milionë euro për projekte kapitale”, thotë Hoti, që i shton listës së tij edhe probleme të tjera si “kriza energjetike, potencialiteti i protestave në shtator nga sindikatat, dialogu me Serbinë që s’po lëvizë” dhe e fundit “debati për shaminë në shkolla”.

 

Lini një Përgjigje